Çmimet Oscar janë ‘Super Bowl’-i i kinemasë. Pas muajsh të tërë me ceremoni çmimesh e tapete të kuq, gara e madhe e 16 marsit përzgjedh filmat dhe aktorët që kanë shkëlqyer përgjatë vitit.
Por, ndërsa rolet e tyre i gjejnë aktorët në pozitat më të çuditshme dhe jo pak herë, të ndryshuar plotësisht, nata e çmimeve Oscar është një lloj thirrjeje për të zgjedhur veshjet më të spikatura të modës së lartë, shpesh për të lënë gjurmë në historinë e tapetit të kuq.
Këtë vit, yje si Teyana Taylor e Pedro Pascal zgjodhën Chanel, Demi Moore Gucci, Rose Byrne Dior, ndërsa Kate Hudson Armani Privé.
Anne Hathaway i besoi një fustani të zi me lule të Valentinos, një lloj homazhi edhe ndaj filmit “The Devil Wears Prada 2” që del në kinema këtë prill.
Më poshtë, gjeni fotogalerinë me disa prej yjeve të veshur më mirë.
Lajmi kryesor:
Ceremonia e 98-të e Oscars/ “One Battle After Another” shpallet filmi më i mirë, Michael B. Jordan dhe Jessie Buckley triumfojnë në aktrim (Lista e plotë e çmimeve)
Komente







