/ATSH-AFP/ - Sulmi i parë i ndërmarrë nga Franca kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri ka shkaktuar vdekjen e 30 xhihadistëve, 12 prej të cilëve fëmijë të kalifatit, konfirmoi sot një OJQ.
"Sulmi francez kundër një kampi trajnimi të Shtetit Islamik në lindje të Sirisë ka vrarë 30 luftëtarë të Shtetit Islamik, 12 prej të cilëve luanë të vegjël të kalifatit të trajnuar", konfirmoi Rami Abdel Rahmane, drejtor i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut.
"Luanët e vegjël të kalifatit" është emri i zgjedhur nga Shteti Islamik për fëmijët ushtarë.
OSDH-ja theksoi se luftëtarë të huaj bëjnë pjesë mes të vdekurve. Si pasojë e sulmit janë plagosur 20 persona", sipas kësaj OJQ-je që disponon një rrjet të gjerë burimesh në Siri.