OSDH: Më shumë se 180 000 të vrarë nga konflikti sirian

BEJRUT, 21 gusht /ATSH-AFP/ - Më shumë se 180 000 persona, një e treta civilë, kanë humbur jetën në konfliktin që ka përfshirë Sirinë që prej tre vitesh, sipas një bilanci të ri të Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) publikuar sot.
"Që prej kohës që viktima së parë nga revolucioni sirian u regjistrua më 18 mars 2011 në provincën Deraa, është njoftuar dhe vdekja e 180 215 personave", theksoi OSDH.
Mes të vdekurve bëjnë pjesë 58 805 civilë, 9 428 prej të cilëve fëmijë dhe 6 036 gra, sipas bilancit të fundit që përfhsin dhe viktimat e njoftuara deri më 20 gusht.
Edhe 66 365 anëtarë të ushtrisë dhe milicisë siriane pro-regjimit janë vrarë si dhe 49 699 rebelë dhe xhihadistë të huaj si dhe anëtarë të grupit radikal të Shtetit Islamik (EI).
Mes viktimave të krahut rebel ndodhen dhe 16 855 të huaj. Në krahun besnik ndaj regjimit, OJQ-ja numëron 40 438 ushtarë të ushtrisë, 25 927 anëtarë të milicisë siriane pro-regjimit, 561 luftëtarë të Hezbollahut libanez dhe 1 854 të huaj të tjerë, mbështetës të partisë së Bachar al-Assad.
Rreth 2 931 viktima nuk janë identifikuar, sipas OSDH-së, që shton se numri i viktimave nga të dy krahët është më i lartë.
"Dokumentimi i të vdekurve është i vështirë sepse dy palët në konflikt fshehin humbjet e tyre reale", theksoi kjo OJQ me bazë në Britaninë e Madhe./
/ec/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët