Kështu në Fushë-Krujë ka nisur sot aksioni i OSHEE-së ndaj debitorëve, ku gjatë kontrollit në 12 subjekte, disa prej tyre janë gjobitur me disa milionë lekë.
OSHEE ka vijuar aksionin e saj edhe në Vlorë, ku është ndërprerë energjia elektrike për 165 debitorë të energjisë elektrike. Edhe në Lushnje, OSHEE, ka ndërmarrë aksion, gjatë së cilit katër persona janë proceduar penalisht për vjedhje të energjisë elektrike.
Aksioni i nisur nga OSHEE, do të vijojë edhe në ditë në vazhdim në të gjitha qytetet e vendit.
Fushë-Krujë, nis aksioni i OSHEE, gjoba ndaj debitorëve
Ka filluar aksioni per konsumatorët debitorë të energjisë elektrike edhe ne Fushë-Kruje. Aksioni kryesohej nga drejtori i drejtorisë rajonale OSHEE Durrës, Abdyl Koka. Në grupin e kontrollit merrnin pjesë një grup i madh specialistësh. Aksionin u krye nën asistencën edhe të forcave të policisë të komisariatit të Krujës.
"Ne kemi ndërmarrë kontrolle në 12 subjekte për sot, është bërë një program i zgjeruar dhe do të vazhdojmë dita ditës deri sa të përfundojmë të gjithë kontrollet e subjekteve që kanë konsume të konsiderueshme, njëkohësisht vazhdojnë kontrollet edhe në abonentët privatë. Kemi konstatuar një sistem matje jashtë kushteve teknike dhe kemi vendos një gjobë rreth 8 milionë lekë të vjetra." tha Koka drejtor
Kontrolli është kryer në bizneset e mëdha të cilat i janë nënshtruar një kontrolli të imët duke filluar nga ai për të parë nëse ka lidhje të paligjshme deri te matësi i energjisë. Aksioni i OSSHE do të vazhdojë në qytetin e Fushë Krujës.
Vlorë, OSHEE ndërpret energjinë për 165 debitorë
141 abonentë familjarë dhe 21 bizneseve u janë ndërprerë energjia elektrike në Vlorë. Aksioni i OSHEE i ditës së sotme ku rreth 165 debitorëve u janë ndërprerë energjia elektrike. Pas urdhërit të Kryemnistrit se edhe 5 ditë afat do të ketë për të gjithë debitorët e Qarkut të Vlorës duket se ndërgjegjësimi po vjen me vonesë. Sipas OSHEE do të ketë shoqërime ndaj disa personave të cilat janë lajmëruar më parë për shlyerjen e detyrimeve, por ende nuk i kanë bërë.
Aksionet për mbledhjen e debive si dhe prerjen e energjisë debitorëve vijon për një kohë të gjatë në Vlorë. Ndërkohë mësohet se aksione do të ketë edhe në ditët në vijim. Madje ashtu sic është paraljmëruar edhe ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm Arjan Fasko do të ketë edhe shoqërime të tjera.
Aksioni i OSHEE në Lushnje, proçedohen 4 persona
Ashtu siç dhe u paralajmërua nga kryeministri i vendit Edi Rama që të gjithë shtetasit që vjedhin energjinë elektrikë do të arrestohen, e kështu ka ndodhur edhe në Lushnje. OSHEE në bashkëpunim me Komisartiatin e Poicisë Lushnje kanë nisur proçedimin penal për 4 persona nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.
Në këtë kuadër është arrestuar shtetasi Dritan Hasalla 37 vjeç banues në Shënepremte, sepse nga kontrolli i ushtruar, është kapur duke vjedhur energjinë me anë të një kabulli te cilin e kishte lidhur në shtyllën elektrike, pa kaluar në matësin elektrik.
Po me të njëjtën akuzë është arrestuar edhe shtetasi me inicialet R.D 65 vjeç nga Shënepremtja. Ndërsa policia ka shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë ka ky fshat të cilët vidhnin energjinë elektrike. Ata janë shtetasit F.K dhe F.k, përkatësisht 41 dhe 75 vjeç.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)