TIRANE- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) siguroi importin e energjisë elektrike për periudhën 1-mujore, 1-30 nëntor për sasine 228.240 MW energji elektrike me cmimin në total, 12. 212.596 euro.
Sipas një njoftimi zyrtar të OSHEE, 6 kompani u shpallën fituese në tenderin e hapur ndërkombëtar në 29 tetor.
Fitues nga komisioni i blerjes së energjisë elektrike u shpallën 5 kompani: EFT, GEN-I Athens, GEN-I Tirana, GEN-I Belgrade dhe AXPO Belgrade.
Kompanitë në bazë të kontratës me OSHEE-në do të nisin lëvrimin e energjisë nga data 1 nëntor në linjat e transmetimit Serbi, Mal i Zi, Greqi-Shqipëri./ATSH/
.