TIRANE - Administratori i OSHEE, Ardian Çela ka lëshuar një tjetër apel ndaj qytetarëve që janë debitorë, që të nxitojnë të shlyejnë detyrimet deri në fund të muajit shkurt, pasi nuk do të ketë më një shtyrje të dytë për pagesat.

Deklarata erdhi gjatë një takimi me Ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, ku u firmos një memorandum bashkëpunimi, që gjithë ata studentë me arsim professional, do të kryejnë praktikat në këtë institucion.
 
Administratori i OSHEE, ka zgjedhur ceremoninë e firmosjes së një memorandum me ministrinë e mirëqënies Erjon Veliaj, për tju lëshuar një tjetër apel qytetarëve që janë debitorë ndaj kompanisë, që të shlyejnë borxhet, pasi nuk do të një afat të dytë, përvec 28 shkurtit.

erion veliaj

"Duhet ti bëj thirrje që të shpejtojnë sepse deri më datë 28 shkurt mbaron afati që i ka dhënë qeveria dhe kompania për të hyrë në marrëveshje me kompaninë, mos ta djegin këtë afat sepse pas kësaj date nuk do të ketë një mundësi të dytë. Stafi i kompanisë është angazhuar fort, për të reformuar burimet njerëzore të kompanisë në mënyrë që ta kthjemë kompaninë më kompetitive dhe më cilësore për shërbimet që i ofrohen klientit. Kjo kërkon alternimin si të njohurive dhe ekperiencës dhe prurjet e gjeneratës së re." tha Çela

Memorandumi mes Çelës dhe ministrit Veliaj, u jep mundësinë të rinjve që ndjekin arsimin professional që të kryejnë praktikën në OSHEE, duke u hapur më pas edhe mundësia për punësim.
 
Ministri Veliaj siguroi se qeveria do të vazhdojë ti kushtojë vëmendje maksimale arsimit profesionale.  

"Kjo llogjikë ku një militant partie bëhej elektricist ose një teknik në CEZ apo në OSHE më vonë ose në OSHS e kaluar e coi institucionin në këtë derexhe ndaj dhe unë dua që së pari të falenderoj shumë mikun tim Adrian Cela dhe gjithë stafin e vet të përkushtuar që në një kohë rekord jo vetëm po mundohet që ta shëndoshë financiarisht gjithë skemën e energjisë elektrike dhe gjithë financat publike që vihen në dispozicion për cështjet e energjisë po gjithashtu të mendojë sesi duhet rigjeneruar një organizatë që me thënë të drejtën sot nuk është në lartësinë e ambicjes që qeveria jonë ka për të pasur skema financiare të përballueshme të qëndrueshme në lidhje me cështjen e energjisë." u shpreh Veliaj

erion veliaj