Pas lajmit të vdekjes së Gjovalin Lazrit se ai kishte vrarë veten pas mbifaturimeve dhe varfërisë ka reaguar edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. OSHEE shkruan se në lidhje me personin që ka vrarë veten në Lezhë ka bërë të gjitha verifikimet dhe ka rezultuar se ai ka një detyrim të papaguar ndaj OSHEE në një shumë prej 733614.43 lekë. Sipas OSHEE, Lazri nuk ka paguar asnjë faturë të energjisë elektrike që prej 1 janarit të vitit 2007.
 
“Faturohet rregullisht me matës të energjisë elektrike dhe faturat e fundit i ka pasur në nivel konsumi normal si periudhë dimri, konkretisht:

Shkurt 2015 – 7122 Lekë
Janar 2015 – 11513 Lekë
Dhjetor 2014 – 8007 Lekë” – shkruan OSHEE në reagimin e saj.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)