OSHEE ka nisur investimin në qarkun e Elbasanit. Në qytetin e Elbasanit Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ka kryer dhe ka planifikuar të kryejë investime të reja në rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të ulët.
Drejtori i OSHEE Adrian Çela u shpreh se në shkallë rajoni në Elbasan janë vendosur 500 shtylla të reja,1 00 km përcjellës, 150 km linje ajrore. 20.000 abonentë kanë përfituar direkt nga këto investime. 97 kabina të rikonstruktuara 5 kabina të reja
“Investimet kanë për qëllim jo vetëm uljen e humbjeve që është nga synimet kryesore të kompanisë por edhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit për qytetarët. Kompania është përqëndruar në investime në zonat problematike por pa lënë asnjëherë jashtë vëmendjes ato zona që janë me tregues të mirë, ku popullsia dhe abonentët i përgjigjen korrekt pagesës së energjisë elektrike”, u shpreh administrator i OSHEE-së, Çela.
Drejtori i OSHEE u shpreh se Elbasani paraqitet shumë më mirë se rrethet e tjera në arkëtime e për pasojë meriton të ketë më shumë investime. Arkëtimet në Elbasan janë rritur 203% krahasuar me një vit më parë.
“Në këtë rrugë që kemi nisur nuk ka kthim prapa dhe qytetarët do të na mirëkuptojnë nëse ne nuk arrijmë dot ti ezaurojmë brenda vitit të gjitha problemet që mund të kemi”, theksoi administrori i OSHEE-së.
Nderkohe Zv. Ministri i Energjetikës Ilir Bejtja u shpreh se investimet janë shumë më ambicioze dhe do të stabilizojmë furnizimin me energji në çdo skaj të Republikës. Këtë vit do investojmë 15.7 miliard që është një shifër historike. Së shpejti do të ndërtohet linjë 400kë më Malin e Zi çfarë nënkupton të sistemit dhe përmirësim të furnizimit me energji.
“Çdo gjë që jemi duke bërë synon në rradhë të parë përmirësimin e cilësisë dhe ti përgjigjemi asaj sjelljeje shembullore të qytetarëve që është një nxitje për ne. Ata jo vetëm që kanë paguar detyrimet e energjisë dhe nuk kanë vjedhur atë por kanë qenë të vëmendshëm edhe ndaj atyre që vjedhin. Nuk janë vetëm punonjësit tanë që zbulojnë abuzuesit e energjisë por edhe ata që paguajnë e kanë kuptuar tashmë se çdo vjedhje e dëm shkon në kurriz të të gjithë konsumatorëve”, nënvizoi Bejtja.
Më tej ai nënvizoi se të gjithë konsumatorët duhet të kontribuojmë për minimizimin e humbjeve dhe për pagesat e detyrimeve. Plani i uljeve të humbjeve është 11-12% që lidhen me investimet dhe me pagesat.
OSHEE ka në plan të instalojë në Elbasan dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë sistem të avancuar që të evidentojmë në kohë defektet, vjedhjet, ku nuk paguhet energjia dhe të garantojë gjithë territorin me këto standarde. Në zonat rurale do të investohet për instalimin e rrjetit 20 kiloëolt.
Në total sipas zv ministrit OSHEE ka në plan të investojë 900 milion Euro.
/Shqiptarja.com