TIRANE- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar, me anë të një deklarate për shtyp, se strukturat e saj po kryejnë aksione për prerjen e energjisë elektrike në abonentë debitorë, si dhe tek ata pa kontratë që vjedhin energjinë.
Vetëm ditën e sotme specialistët e Njësisë Tirana 3 kanë përqendruar aksionin e tyre në zonën e Komunës Bërzhitë dhe konkretisht në fshatrat Berzhitë dhe Dobresh. Pas disa orësh kontrolli dhe verifikimesh, OSHEE raporton për mediat se ka realizuar 560 prerje individuale të energjisë elektrike. Subjektet e goditura nga ky aksion janë kryesisht abonentë privatë dhe familjarë.
Gjithashtu OSHEE njofton se ka bërë dhe ndërprerjen e energjisë elektrike, falë bashkëpunimit me forcat e policisë së Komisariatit nr.1, për 13 abonentë pa kontratë.
Në fund të deklaratës, OSHEE garanton se do të vijojë me të njëjtin intensitet aksionet për të eliminuar lidhjet e paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike, si dhe për t’i dhënë fund praktikave abuzive si ajo e konsumimit pa paguar.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com