OSHEE: Nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, çdo lëvizje është abusive

OSHEE: Nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës,  çdo lëvizje është abusive

Furre buke

Tirane-  Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka sqaruar se aktualisht nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës. Skema e faturimit për këto subjekte ka hyrë prej muajit prill dhe është përcaktuar pas dakordësisë së plotë me vetë subjektet.

Nw njoftimin e saj OSHEE sqaron se koncepti i “orarit pik”, i cili po diskutohet kohët e fundit është një koncept specifik i vendosur që në vitin 2016 nga ERE, si institucioni i ngarkuar me ligj për përcaktimin e tarifave në sektorin e energjisë;
Orari pik gjatë të cilit aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar është: 
Për periudhen 1 Nëntor - 31 Mars nga ora 18:00 deri në 22:00
Për periudhën 1 Prill - 31 Tetor nga ora 19:00 deri në 23:00. 
Vetëm gjatë orarit pik, për subjektet private, çmimi është 15% më i shtrenjtë se çmimi i zakonshëm. 
Koncepti i energjisë pik është një koncept ndërkombëtar, i përdorur në gjithë Europën dhe më gjerë. 

Orari pik është orari kur konsumi i energjisë është më i lartë dhe çmimi i energjisë në tregje është mjaft i lartë. Prandaj Entet rregullatore ndërhyjnë me masa të tilla që të favorizojnë uljen e konsumit në këto orare. 

Nuk ka asnjë ndryshim nga 1 nëntori, çdo lëvizje është abusive

OSHEE sqaron se asgjë nuk ka ndryshuar nga data 1 nëntor. Vendimi i ERE për energjinë pik është i zbatueshëm që nga viti 2016 për gjithë subjektet private që kanë të instaluar matës inteligjent (vetëm matësit inteligjent janë të aftë të lexojnë konsumin sipas orareve). 

Si rrjedhojë, çdo rritje e çmimit nga subjektet e furrave të bukës është i padrejtë dhe abuziv. 
Sipas të dhënave nga OSHEE, aktualisht janë rreth 1600-1700 furra bukë të regjistruara si të tilla. Përsa i përket periudhës 2018-2024 mesatarja mujore e subjekteve furra buke të cilat janë tarifuar me çmimin pik është si më poshtë:
Për vitin 2018 janë tarifuar 11 subjekte
Për vitin 2019 janë tarifuar 87 subjekte
Për vitin 2020 janë tarifuar 86 subjekte
Për vitin 2021 janë tarifuar 95 subjekte
Për vitin 2022 janë tarifuar 120 subjekte
Për vitin 2023 janë tarifuar  164 subjekte
Për vitin 2024 janë tarifuar 194 subjekte
-    Pra çmimi i energjisë në orarin e pikut ka filluar të zbatohet për furrat e bukës që nga viti 2016 dhe asnjeherë nuk ka patur ankesa për këtë tarifë. 

Skema e tarifimit të energjisë elektrike për prodhuesit e bukës
Që prej muajit prill 2024 kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të furrave të bukës. Edhe për këto tarifa është i zbatueshëm koncepti i orarit pik. 
OSHEE sqaron se në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, me qëllim aplikimin e drejtë dhe jo diskriminues të çmimeve të energjisë elektrike te furrave te bukes,  propozuan në ERE çmime të reja për furrat e bukës. 
Këto çmime reflektonin situatën konkrete të biznesit të furrave të bukës, të cilat tashmë ushtrojne edhe aktivitete te kombinuara, si pasticeri, bar kafe, etj.
Kategoritë e miratuara nga ERE në muajin prill 2024 janë si më poshtë:
Kategoria I - Vetëm Furra buke/prodhim mielli, Çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 7.6 lekë/kWh.
Kategoria II - Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, Çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 9.5 lekë/kWh; 
Kategoria III - Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim Kafe (ekspres), Çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 12 lekë/kWh. 

Sqarojmë se deri në prill 2024 për kategoritë II dhe III çmimi ka qënë 14l/kWh pra më i lartë se sa tarifat aktuale të miratuara nga ERE.

Çmimi për furrat e bukës nuk është rritur, ai subvencionohet nga shteti

OSHEE sqaron se çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës dhe kategoritë e bizneseve që prodhojnë produkte buke është i subvencionuar nga ana e shtetit. Ky çmim nuk reflekton asnje kosto të energjise dhe qeveria e subvencionon si nje mase sociale për popullsinë.   
Bashkëpunimi shumë i ngushtë me grupet e interesit, si Shoqatën e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumrave, ka sjelle një tarifim më të drejtë të subjekteve dhe mbeshtetjen e nje konkurrence te ndershme ndermjet kategorive te ndryshme te furrave bukes. 
Përsa i përket periudhës Maj-Shtator 2024, numri i subjekteve Furra Buke të cilat faturohen sot janë rreth 1600, të ndarë sipas tre kategorive:
Në kategorinë Furra Buke - 480 subjekte
Në kategorinë Furra Buke + Pastiçeri - 865 subjekte
Në kategorinë Furra Buke + Pastiçeri + Bar Kafe - 222 subjekte

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit