TIRANË - Administratori i kompanisë për mbledhjen e borxheve ndaj ish-CEZ-it, Kastriot Ismailaj, pritet të ketë një përballje tjetër me drejtësinë. Është Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që ka paditur të premten Ismailajn për mashtrim.
Përballja mes OSHEE dhe administratorit të kompanisë DIA do të bëhet në Gjykatën e Tiranës, pas padisë civile nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë për shkaktim dëmi. Burime nga OSHEE thanë për Shqiptarja.com se Ismailaj duhet t’i kthejë kompanisë energjetike shqiptare një vlerë ekononomike të konsiderueshme.
Burimet nuk saktësuan se sa është vlera e dëmit, por sqaruan se ky dëm ndaj OSHEE-së është shkaktuar nga Kastriot Ismailaj përmes mashtrimit që ai akuzohet se ka bërë me mbledhjen e borxhit nëpërmjet kompanisë DIA.
Në kontratë, sipas burimeve, - Ismailaj kish rënë dakord të mblidhte borxhin në 12 qarqet e Shqipërisë, por realisht ai e ka kryer këtë shërbim vetëm në 3 qarqe, duke lënë pa mbledhur borxhin në 9 qarqe.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com