/ATSH/- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) pas lidhjes së marrëveshjes së re me KESH-in, ka arritur të kursejë 35 milionë usd nga blerja e energjisë elektrike, duke ulur shpenzimet për kostot e importit të energjisë për kompensimin e humbjeve.
Si 4-mujor, OSHEE nga reduktimi i humbjeve të energjisë (vjedhjeve) ka mundur të përfitojë 23 milionë usd më shumë. Nga konkurrimet për prokurimet e energjisë janë përfituar 8 milionë usd më shumë dhe nga marrëveshja me KESH-in, edhe 4 milionë usd më shumë, bëjnë të ditur burimet e kompanisë.