Sipas të dhënave të OSHEE-së, nga rreth 254.574 pagesa të faturës së energjisë përmes kanaleve të mësipërme alternative, ka grumbulluar 783.513.074 lekë.
Sipas OSHEE, pagesat në kanalet alternative si, "Union Net" në "Western Union", "AK Invest- Money Gram", me aparatin celular me shërbimin MPAY, në çdo pikë shitje përmes programit "EasyPAY", në dyqanet, qendra tregtare, nëpërmjet platformës "Factorial - AED" dhe me kartat bankare, janë njëlloj si të kryhen në sportelet e operatorit të shpërndarjes së energjisë.
Këto pika janë të lidhura me OSHEE on-line dhe kontrollojnë në kohë reale faturat dhe kamatat për cdo klient dhe pa kosto shtesë.
Pranë kanaleve alternative cdo klient mund të paraqitet me faturën e energjisë elektrike apo librezë dhe pasi kryhen procedurat e verifikimit, pajiset me mandat-arkëtimin