oshee
DEPARTAMENTI I BURIMEVE NJERËZORE

 
 
 
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a

Shpall konkursin për vendin vakant të: Drejtorit të Departamentit të Marrëdhënieve me Klientin.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

-        Organizimi dhe ndjekja me përgjegjësi të lartë për aktivitetin e shërbimeve ndaj klientit;
-        Përgjegjës për treguesit tekniko –financiarë që lidhen me aktivitetet në varësi, duke marrë masa dhe duke ofruar zgjedhje dhe alternative në kohën dhe mënyrën e duhur për përmirësimin e tyre;
-        Përgjegjës për monitorimin e aktiviteteve të shërbimit të klientit sipas përcaktimeve ligjore, si dhe komunikimi i çështjeve dhe alternative në kohën dhe mënyrën e duhur për përmirësimin e tyre;
-        Ndjek dhe koordinon proçesin e përditshëm të të dhënave të klientëve, llojet e shërbimeve, ankesave, etj;
-        Ndjek zbatimin e rregullores së brendshme, legjislacionin në fuqi, Vendimet e Këshillit Mbikqyrës dhe vendimet / udhëzimet e Drejtuesve të Lartë të Shoqërisë që lidhen me funksionimin e Shërbimit të Klientit dhe mban përgjegjësi për zbatimin e tyre;
-        Bën analizën mujore dhe periodike të të gjithë aktivitetit të shërbimeve dhe e komunikon tek drejtuesi i Divizionit;
-        Ndjek trajtimin dhe zgjidhjen e ankesave dhe kërkesave të konsumatorëve sipas ligjeve në fuqi në bashkëpunim me zyrën ligjore dhe komunikon me shkrim brenda afateve të përcaktuara përgjigjet e kërkesave;
-        Asiston në parashikimin financiar që lidhet me shërbimet e klientëve;
-        Asiston në menaxhimin e ankesave të konsumatorëve;
-        Koordinon me njësitë e tjera të OSHEE sh.a. për aktivitete të ndryshme me qëllim përmirësimin e shërbimeve;
-        Informon rregullisht eprorët dhe mban përgjegjësi për informacionin e dhënë;
-        Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori i drejtpërdrejtë.

Kriteret për përzgjedhjen e vendit vakant:

-        Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë Ekonomik (Profili Administrim Biznesi, Marketing, Finance Kontabilitet) ose Inxhinjeri Elektrike.
-        Eksperiencë në fushën e marrëdhënieve me klientin mbi 5 vjet. Përbën avantazh ekpserienca në shoqëritë e shërbimeve publike, telekomunikacion, sistemi bankar.
-        Njohja e fushës së marrëdhënieve me klientët dhe përvoja mbi 5 vjet të ngjashme nga numri i klientëve.
-        Njohja e mirë e gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar.
-        Aftësi shumë të mira kompjuterike, njohja e sistemeve të integruara të shërbimit të klientit dhe faturim – arkëtim.
-        Aftësi te shkëlqyera komunikimi.
-        Aftësi shumë të mira pune në ekip.

Proçedura e përgjithshme e aplikimit:

Aplikimet duhet të përmbajnë:
-        Letër motivimi, e shoqëruar me një raport mbi një arritje tuajën në këtë fushë
-        CV
-        Kopje e diplomave
-        Referenca nga punëdhënësi aktual dhe një punëdhënës i mëparshëm në fushën e marrëdhënieve me klientin.

Aplikimet duhet të dërgohen në zarf të mbyllur duke specifikuar pozicionin.

Adresa
Aplikimet duhet të dërgohen në:
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a.
Rr. Andon Zako Cajupi, Pall. Conad, Kati III, Tiranë

Afati
Aplikimet pranohen deri në datë 30 Nëntor 2015, ora 16:30.
Do të shqyrtohen vetëm ato aplikime që mbërrijnë brenda këtij afati.
Pas vlerësimit të dokumentave vetëm kandidatët e suksesshëm do të ftohen për intervistë.