OSHEE, sportelet e hapura dhe
në 25 dhjetor ... edhe kontrollet

OSHEE, sportelet e hapura dhe<br />në 25 dhjetor ... edhe kontrollet
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi sot se qendrat e Kujdesit ndaj Klientit (KNK) si dhe sportelet e pagesës së faturave të energjisë elektrike do të jenë të hapura edhe më datën 25 dhjetor.

Pavarësisht ditës festive, kompania do të vijojë normalisht punën, për t’iu gjendur pranë abonentëve të saj dhe konsumatorëve të energjisë elektrike, në lidhje me ankesat dhe pagesat e faturave.

Gjithashtu, në gatishmëri do të jenë të gjithë grupet e punës, përfshi edhe ata të kontrollit, të cilët do të vijojnë verifikimet në terren për lidhjet e paligjshme.


Ndërkohë, kompania është duke punuar për të zgjeruar sportelet e shërbimit, ku deri më tani për muajin dhjetor, janë hapur 11 qendra të reja të Kujdesit ndaj Klientit, si dhe po planifikohen edhe 21 të tjera, në rang vendi.


Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeiri: Nga bashkëpunëtori i krimit te ëngjëlli mbrojtës

Ilir Yzeiri: Nga bashkëpunëtori i krimit te ëngjëlli mbrojtës