OSHEE tjetër aksion, verifikim
kontratave për 'profesionet e lira'

OSHEE tjetër aksion, verifikim<br />kontratave për 'profesionet e lira'
OSHEE ka nisur një tjetër aksion për arkëtimin e faturave të energjisë elektrike dhe uljen e debive, duke ndërprerë lidhjet e paligjshme. Në fokus të këtij aksioni janë edhe bizneset, të cilët zënë një pjesë të konsiderueshme të portofolit të bilancit financiar dhe energjetik.

OSHEE po i kushton vëmendje edhe sektorit privat të “profesioneve të lira”, një pjesë e mirë e të cilëve e ushtrojnë aktivitetin në ambjente të mara me qira, duke mos pasur kontrata dhe kategorizimin e duhur në bazë të stuatusit të aktivitetit që zhvillojnë, por edhe të mënyrës së tarifimit.

Nga analizat e realizuara deri tani, Departamenti i Shitjeve dhe Arkëtimeve në OSHEE ka evidentuar 10,849 subjekte aktive të regjistruara në QKR, të cilët ushtrojnë aktivitet në fushën e shërbimit dhe konsulencës në bazë të legjislacionit në fuqi për profesionet e lira. Bazuar mbi të dhënat e QKR, OSHEE i bën thirrje kësaj kategorie biznesi, të marrë e masat e menjëhershme për t’iu përgjigjur apelit për respektim të ligjit.

Fokusi do të jetë Tirana, ku e ushtrojnë aktevitetin e profesionit jurist, ekonomist, mjek, etj, rreth 60% e biznesve të kategroisë “profesione të lira”. Gjithashtu, OSHEE ka nisur kontaktet me organiztat që përfaqësojnë këtë sektor.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE