Oskar Berti, lë Italinë
për të trajnuar Flamurtarin

Oskar Berti, lë Italinë<br />për të trajnuar Flamurtarin
Ekziston një vijë e hollë që ndan realitetin nga dëshirat. Një vijë, që të gjithë, të paktën një herë në jetë provojnë ta kalojnë për të realizuar ëndrrat e tyre. Ajo vijë, ndonjëherë transformohet në një mur dhe para atij muri shumë prej nesh stepen. Në të kundërt disa zgjedhin të vazhdojnë përpara. Duke ditur që vetëm kështu dyert e ëndrrave mund të hapen. Oskar Berti, ish-trajner për të rinjtë e ekipit të futbollit Hellas Verona, pati guximin të rrezikojë dhe në fund u shpërblye për zgjedhjen e tij. Oskar është katapultuar direkt në superligën shqiptare.

Oskar, pas gjithë këtij mundimi, erdhi momenti jot?
Është një çmim për qëndrueshmërinë time. Nuk kam reshtur kurrë se besuari. Kam shpresuar gjithnjë të bëja trajnerin në ekipet me peshë dhe më në fund ëndërra ime u realizua. Tashmë me Fc Flamurtarin Vlorë, club i superligës shqiptare, dëshiroj të jap më shumë nga vetja.

Kur lindi pasioni juaj për përgatitjen atletike?
Pasioni u rrit brenda meje ditë pas dite. Pas debutimit me Caprino, kthesa në karrierën time erdhi me Casaleone. Atje njoha Riccardo Prisciatelli-n, i cili duke besuar në cilësitë e mia më dha mundësinë për tu bërë trajner i Beretti-t të Hellas Verona. Katë vite të paharrueshme, ku u përmirësova në cdo pikëpamje profesionale dhe humane.

Kujt i referohesh, në mënyrë të vecantë?
Duhet të falënderoj Giovani Colella, trajner i shkëlqyer dhe njeri akoma më i mirë. Ishte ai që më këshilloi te Muca, trajneri i Flamurtarit. Shkova për dy ditë në Shqipëri për një periudhë prove dhe arrita të bind të gjithë.

Flamurtari mund të jetë një trampolinë për hedhjen drejt Europës?
Do të ishte fantastike. Sezonin e shkuar Flamurtari arriti të kualifikohej për eliminatoret e Europa League. Shpresojmë që historia të përsëritet. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi