Osmani dhe Kurti pas takimit me Macron: E informuam për veprimet destabilizuese të Serbisë në veri të Kosovës! Propozimi franko-gjerman bazë e mirë për diskutime

Osmani dhe Kurti pas takimit me Macron: E informuam për veprimet destabilizuese të Serbisë në veri të Kosovës! Propozimi franko-gjerman bazë e mirë për diskutime


Pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron, Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë dalë me një komunikatë të përbashkët, ku thuhet se me Macron është diskutuar partneriteti në mes të dy shteteve, dinamizimin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Shprehëm përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme.”, thuhet në deklaratë.

Temë e diskutimeve kanë qenë dhe veprimet destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri.

Ata po ashtu kanë deklaruar se Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme në dialogun Kosovë Serbi.

Gjatë takimit, Osmani dhe Kurti kanë thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë.

“Kosova vazhdon të jetë shembull në rajon dhe më gjerë sa i përket mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve joshumicë. Presidentja ka thënë se kjo është arritje e Kosovës dhe aleatëve perëndimor, prandaj ka theksuar nevojën për veprime të përbashkëta për t’i ruajtur këto të arritura”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ata po ashtu kanë kërkuar që mbështetja e Francës të vazhdojë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pastaj në programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit të plotë në NATO si dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Është diskutuar dhe rëndësia e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, vendim i cili do të kontribuojë në forcimin e kredibilitetit të BE-së.


Lajmi kryesor:

Tensionet në veri të Kosovës, Kurti, Osmani, Vuçiç në Paris, takohen me Macron! Presidenti serb: Nuk ekziston mundësia e një takimi me kryeministrin e Kosovës


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Policia ndërhyn për t’i shpërndarë, militantët e Berishës përplasen me efektivët te sheshi Willson

Protesta e PD/ Policia ndërhyn për t’i shpërndarë, militantët e Berishës përplasen me efektivët te sheshi Willson