Tensionet në veri të Kosovës, Kurti, Osmani, Vuçiç në Paris, takohen me Macron! Presidenti serb: Nuk ekziston mundësia e një takimi me kryeministrin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Paris, ku ndodhet atje me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron ku do të marrë pjesë në një konferencë për Paqen. Në këtë rrugëtim, shefi i ekzekutivit kosovar shoqërohet dhe nga presidentja e vendit Vjosa Osmani. Presidentja e Kosovës dhe kryeministri u takuan me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Vëmendja tani është e përqendruar tek mundësia e përballjes së tij me kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiç, një takim ky që do të vinte në mesin e një përshkallëzimi të tensioneve që kërcënonte të ndezin sërish zjarrin e trazirave në veri të Kosovës.

Kurti bëri me dije dje se ishte ftuar presidenti francez Emmanuel Macron në Forumin e Paqes që do të mbahet në Paris, ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

 “Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trelateral me presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Unë me vete do të kem ekipin tim prej gjashtë anëtarësh nga kryeministria”, shkruante Kurti.

Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se është i interesuar për marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër.

“I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne”, ka shkruar ai.

Me Macron u takua dhe Presidenti serb. Vuçiç deklaroi se i ka treguar presidentit francez se cilat janë kushtet për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, pa treguar detaje.

Vuçiç, pas përfundimit të takimit me Presidentin e Francës se nuk beson se do të takohet me Kurti, në Paris. Ai u shpreh se nëse më parë ka ekzistuar mundësia e një takim, tashmë nuk ekziston më.

Një ditë më parë, SHBA  i kërkoi Kurtit që të tërhiqen nga vendimi për targat. Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë i kërkoi qeverisë së Kosovës të heqë dorë nga gjobat si dhe të nisiin urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit.

Situata në veri është përshkallëzuar pasi Qeveria e Kosovës nisi të zbatojë planin në tri faza për ri regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok - llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, që kryesisht kanë cak serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
Vuçiç: Macron mik i Serbisë! Nuk besoj se do kem një takim me Kurtin, por jam i gatshëm

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk beson se do të ketë takim mes tij dhe Albin Kurtit, por se është gjithmonë i gatshëm për të pasur një të tillë.

"Ka ekzistuar, unë jam gjithmonë gati, por nuk besoj se do të ketë. Kam biseduar me Macron për shumë gjëra, serbët kanë shkruar qartë në deklaratën e tyre zyrtare se cilat janë kushtet për t'u kthyer në institucione." ka thënë Vuçiç.

Kur u pyet lidhur me takimin me presidenti francez, Vuçiç tha Emmanel Macron  është mik i sinqertë i Serbisë.

“Presidenti francez Emmanuel Macron është mik i sinqertë i Serbisë”, tha Vuçiç.  

Ora 21:08
SHBA: Të zhgënjyer që Kosova refuzoi kërkesën për shtyrjen e konvertimit të targave të makinave në veri

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në një postim në Twitter ka ritheksuar zhgënjimin e diplomatëve perëndimorë në refuzimin e Kosovës për të shtyrë zbatimin e vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

“Kënaqësi të flisja me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Ndamë zhgënjimin me vendimin e Kosovës për të mos shtyrë regjimin e targave. Diskutuam përkushtimin tonë për uljen e tensioneve, sigurimin e progresit të dialogut me BE-në/normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe avancimin e eurointegrimit të Serbisë.”, shkruan Chollet.

Ora 19:46
Osmani dhe Kurti pas takimit me Macron: E informuam për veprimet destabilizuese të Serbisë në veri të Kosovës! Propozimi franko-gjerman bazë e mirë për diskutime


Pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron, Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë dalë me një komunikatë të përbashkët, ku thuhet se me Macron është diskutuar partneriteti në mes të dy shteteve, dinamizimin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Shprehëm përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme.”, thuhet në deklaratë.

Temë e diskutimeve kanë qenë dhe veprimet destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri.

Ata po ashtu kanë deklaruar se Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme në dialogun Kosovë Serbi.

Gjatë takimit, Osmani dhe Kurti kanë thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë.

“Kosova vazhdon të jetë shembull në rajon dhe më gjerë sa i përket mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve joshumicë. Presidentja ka thënë se kjo është arritje e Kosovës dhe aleatëve perëndimor, prandaj ka theksuar nevojën për veprime të përbashkëta për t’i ruajtur këto të arritura”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ata po ashtu kanë kërkuar që mbështetja e Francës të vazhdojë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pastaj në programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit të plotë në NATO si dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Është diskutuar dhe rëndësia e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, vendim i cili do të kontribuojë në forcimin e kredibilitetit të BE-së.

Ora 17:33
Vuçiç takohet me Macron! Presidenti serb nuk beson se do të ketë një takim me Kurtin në Paris: Nuk ka arsye për të qenë optimist me Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk beson se do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Paris. Pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, ai tha para gazetarëve në Paris se ka ekzistuar mundësia që takimi të ndodhë, mirëpo tashmë nuk beson më, duke mos dhënë më shumë detaje.

Një ditë më herët, Kurti, i cili po ashtu sot gjendet në Paris, tha se mund të ndodhë një takim me Vuçiçin. Kurti dhe Vuçiçi po marrin pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez.

Vuçiç tha, gjithashtu, se presidentit francez ia ka përcjellë “zhgënjimin e popullit tonë në Kosovë e Metohi, sepse ajo që ishte premtuar nuk u realizua”.

"Nuk ka arsye për të qenë optimist me Prishtinën. Macronit i thashë se ne po kërkojmë vetëm targa neutrale ndaj statusit, siç është në marrëveshje", tha Vuçiç.

Ai, po ashtu, deklaroi se i ka treguar presidentit francez se cilat janë kushtet për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, pa treguar detaje.

“Por, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas”, ka shtuar Vuçiç, duke iu referuar kërkesës së Serbisë që Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe./REL

Ora 15:58
Deputetët e dorëhequr nga Lista Serbe, KQZ rekomandon 10 emrat për zëvendësimin e tyre


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar ditën e sotme rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësimin e dhjetë deputetëve që dhanë dorëheqjen nga Lista Serbe.

Këta janë emrat e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe me emrat e propozuar për zëvendësim:

1. Slavko Simic propozohet të zëvendësohet me Milan Kostiç nga Lista Serbe

2. Igor Simiç propozohet të zëvendësohet me Zoran Maksimoviç nga Lista Serbe

3. Miljana Nikoliç propozohet të zëvendësohet me Olivera Zdravkoviç nga Lista Serbe

4. Zoran Mojsiloviç propozohet të zëvendësohet me Milan Joksimoviç nga Lista Serbe

5. Verica Çeraniç propozohet të zëvendësohet me Ksenija Bozoviç nga Lista Serbe

6. Branislav Nikoliç propozohet të zëvendësohet me Rados Mihajloviç nga Lista Serbe

7. Milosh Pervoviç propozohet të zëvendësohet me Nenad Radenkoviç nga Lista Serbe

8. Ljubinko Karadzhiç propozohet të zëvendësohet me Svetislav Jokiç nga Lista Serbe

9. Jasmina Dediç propozohet të zëvendësohet me Biljana Maksiç nga Lista Serbe

10. Dragana Antonijeviç propozohet të zëvendësohet me Cvetko Veljkoviç nga GI SPO

Ora 15:45
Osmani e Kurti takohen me Macron në Francë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, janë takuar në Paris me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Siç raportojnë mediat në Kosovë, është përmendur edhe mundësia e zhvillimit të një takimi trepalësh edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sonte.

Ora 14:13
Tensionet në veri të Kosovës/ Borell nesër takohet me Kurtin e Vuçiçin në Paris

1668086030_kurtiborrell.jpg

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, do të takojë veç e veç kryeminsitrin, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiçi të premtën në Paris.

Stanon në Twitter ka thënë se takimi është përpjekje e BE-së për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve dhe avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për t’i vazhduar përpjekjet e BE-së për t’i ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të depërshkallëzojnë, të zbusin tensionet aktuale dhe të avancojnë dialogun e lehtësuar nga BE, Josep Borrell do të takohet me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin nesër në Paris në takime të ndara”, ka shkruar Stano,

Ora 13:28
Tensionet në Kosovë, japin dorëheqjen edhe doganierët serbë nëpër pika kufitare

Pas policëve, gjykatësve e prokurorëve serbë, kanë dhënë dorëheqje edhe doganierët serbë nëpër pika kufitare. Kështu po raporton media KosovOnline.

“Ne kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me kolegët tanë shqiptarë, si nga dogana ashtu edhe nga Policia e Kosovës. Shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje për këtë çështje”, ka thënë njëri nga ish-doganierët serb

Sipas mediumit serb, doganierët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre shefit të ndërrimit në Jarinje dhe i njëjti pritet që t’i përcjellë ato institucioneve relevante në Prishtinë.

Ora 13:15
Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV mesazh serbëve në veri të Kosovës: Ish-deputetët nuk ju përfaqësuan

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila i është drejtuar sot serbëve në veri të Kosovës me një mesazh pasi Lista Serbe u largua nga institucionet e Kosovës. Në një mesazh në gjuhën serbe, Kusari-Lila u tha atyre se ish-deputetët nuk kanë përfaqësuar interesat e tyre por të Beogradit.

“Ata asnjëherë gjatë këtij mandati nuk adresuan nevojat dhe nuk folën për interesat e qytetarëve serbë të Kosovës”, tha Kusari-Lila, duke shtuar se “ata kanë zgjedhur të përfaqësojnë autoritetin e regjimit të Serbisë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/11/2022 01:18

    Kjo Serbi,kjo femije e perkedhelur me shume sec duhet nga Evropa.Doreheqja ne mase e nepuneseve te saj keto dite,djegja e makinave,etj eshte nje /tantrum/ qe perdoret me shume dhelperi nga serbet per te arritur qellimet e saj,ashtu sic perdor te njejten metode nje femije i vogel dhe evropianet e amerikanet i zuri lebetia /O bo bo po na qan Serbia,shpejt plotesojani deshirat qe te rrije urte!/ Z.Kurti,mos beni asnje leshim.

    Përgjigju
  • Marrveshje: 10/11/2022 23:54

    Duhet që në 2023 të kete njohje PERFUNDIMTARE ! Pra mjaft me po vjen 2023 (gati 1/4 e shekullit 21) vetëm KOSOVËN nuk e ka njohur Serbia ! Serbia eshte shtet që do ultimatum por nuk ka kush t’ja jap, pasi Biden duket i dobet , atje duhet Bush, keto president e bejne serbine të njohe direkt kosoven , nese e njeh Serbia kosoven atëherë e njeh Automatikisht Spanja Greku Qipro etj etj pra e njeh I zoti i punës i pari pastaj lagjia!

    Përgjigju
  • Kuksiani: 10/11/2022 21:07

    Ne se doni te kuptoni karakterin e AKurtit dhe VOsmani, shifni foton me Macron, ai duket njeri i thjeshte, ndersa keta tanet, sidomos Kryeministri, duket sikur eshte qendra e gjithesise, çfar karabushi dhe fodulli!? Nuk zbaton porosin e usa, por kerkon te hape edhe nje klonfikt te ri ne ballkan. Amerikes po i digjet mjekra me luften ne ukraine, konfliktin e kine - tajvan dhe mes koreve, ky thot dale se jam dhe une! Çfar deliranti!?

    Përgjigju
    • Aaa: 11/11/2022 04:03

      Shum korrekt

  • UKU MOMLIT: 10/11/2022 20:46

    Kemi kënaqësine të ripohojme se ALBIN KURTI është DIGA E PATUNDESHME DHE E PAKALUESHME nga klika e Beogradit dhe lehaqentë e saj ne Prishtine e Tirane. Populli shqiptar i Dardanise i ka dhene votbesimin masiv kesaj DIGE TE PATUNDESHME E TE PAKALUESHME SHQIPTARE.

    Përgjigju
  • Alb: 10/11/2022 11:55

    Vetum kurti i ban me fole me vete serbet. E jo si politika e tiranes fashiste e trathtare

    Përgjigju
    • Vshsj: 10/11/2022 16:17

      Politika e Rames dhe e komunistave deshe te thuash. Tirana nuk eshte qenie njerezore, por udhehiqet nga tradhtare….Fatkeqsisht! Shpresojme te ndryshoje se shpejti!

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Protestuesit ulen këmbëkryq e Sheshi Willson

Protesta e PD/ Protestuesit ulen këmbëkryq e Sheshi Willson