Osmani foli pak fjalë rreth gjykimit në Hagë në një medium austriak: Si u përgjigj kur u pyet për Thaçin?

Osmani foli pak fjalë rreth gjykimit në Hagë në një medium austriak: Si u përgjigj kur u pyet për Thaçin?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më në fund ka folur rreth fillimit të procesit gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një intervistë që duket të jetë bërë pak ditë para fillimit të këtij procesi. Çka tha ajo?

Kryetarja e shtetit në mediumin “Die Presse” u pyet edhe rreth kësaj çështje, për të cilën Osmani deri më tani nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike.

“Të hënën në Hagë fillon procesi gjyqësor ndaj paraardhësit tuaj Hashim Thaçi. Ai akuzohet për krime lufte atje së bashku me ish-udhëheqësit e tjerë të UÇK-së. Çfarë do të thotë kjo për Kosovën?” – ishte pyetja që iu shtrua asaj.

Osmani ndërkaq, duket se nuk ka folur gjatë. Ajo ka thënë se është e bindur që “drejtësia do të triumfojë”.

“Jam i sigurt se drejtësia do të triumfojë. Dhe se në fund të këtij procesi marrim konfirmimin se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) bëri luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur. Ata mbrojtën vendin dhe popullin e tyre kundër regjimit gjenocidal të Sllobodanit.” – ka thënë ajo.

Çka po ndodhë në Hagë?

Gjatë ditës së djeshme, radha i erdhi mbrojtjes së krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ta thënë fjalën e saj. Avokatët e Thaçit, Veselit e të Krasniqit dhanë dje para gjykatës deklaratat e tyre hapëse dhe ofruan një sasi provash.

Avokati i Thaçit prezantoi disa video-inçizime, deklarata nëpër libra e dokumente, që tregojnë sipas tij, se ish-presidenti i Kosovës frikësohej ta nënshkruante marrëveshjen.

Kjo për shkak se nuk kishte fuqi aq të madhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosoës që një vendim të tillë të merrte pa u konsultuar me komandantët e zonave. Me këtë, mbrojtja tentoi të prezantojë para trupit gjykues faktin se fuqia e Thaçit nuk ishte aq e madhe në Shtabin e Përgjithshëm sa pretendon Prokuroria.

Avokati i Thaçit paraqiti edhe një deklaratë të presidentit amerikan, Joe Biden, kur ishte senator. “Unë e di që ti nuk ke aq fuqi në UÇK." - i kishte thënë Biden, Thaçit.

Në anën tjetër, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, i kërkoi Dhomave të Specializuara që opinionet politike që ka pasur me ish-krerët tjerë të UÇK-së të mos përdoren si fakte juridike kundër tyre. Pra Selimi bëri paqe me Thaçin, Veselin e Krasniqin, me të cilët në liri kishte rivalitet politik.

“Më duhet të theksoj e të them se dallimet dhe opinionet politike mes nesh nuk duhet dhe nuk mund të përdoren si fakte juridike kundër askujt e po ashtu kundër ne të bashkëakuzuarve. Në këto qaste kur ne flasim e po na shohin qytetarët, kam shumë besimin se të gjithë së bashku do ta nxjerrim të vërtetën. Dhe unë bashkë me bashkëluftëtarët e mi do të kthehemi të lirë, për të cilin luftuam gjatë gjithë jetës tone.” - ka thënë ai.

Ndërkaq sot, foli edhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi i cili tha se origjina e këtyre akuzave ishte në librin e Carla del Pontes dhe raportin e Dick Martyt.

“Preteksti për këtë aktakuzë u gjet në librin e Carla del Pontes dhe raportin e Dick Martyt për trafikim organesh nga UCK-ja. Pas hetimeve nga Task Fora Speciale nuk u gjet asnjë provë e vetme, rrjedhimisht një akuzim i tillë nuk është pjesë e akuzës së ZPS-së. Për fund si ilustrim po përmend njërin nga rastet më të mediatizuara të vrasjes së civilëve në Kosovë. Në kafenenën Panda u vranë të gjashtë të rinjë serbë e malazez. Vrasjet e të rinjëve u interpretuan si hakmarrje nga UCK-ja, gjatë përpjekjeve për të gjetur kriminelët, qindra shqiptarë u torturuan. Serbia detyroi të rinjtë ta pranojnë krimin që nuk e kanë kryer.” - ka thënë Krasniqi./Nacionale

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 06/04/2023 12:05

    POLITIKANE KOTI...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar