Osmani foli rreth padisë për gjenocid, vjen reagimi nga Serbia

Osmani foli rreth padisë për gjenocid, vjen reagimi nga Serbia

Vjosa Osmani

Pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani foli gjatë konferencës me homologun slloven, Borut Pahor për padinë për gjenocid ndaj Serbisë, ka ardhur reagimi i parë nga qeveria serbe.

I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovç ka komentuar deklaratat e liderëve të Kosovës për gjenocid ndaj Serisë. Ai tha se Kosova nuk e ka as bazën e as mundësinë zyrtare e ligjore për ta bërë këtë.

Vjosa Osmani ose nuk dëshiron dialog dhe përmend kinse Prishtina janë të gatshëm për bisedime për të shmangur paketet e bashkësisë ndërkombëtare ose është plotësisht e paaftë për të kuptuar konceptin e politikës paqësore. është plotësisht e qartë që Prishtina nuk e ka as bazën e as mundësinë zyrtare e ligjore për ta paditur Serbinë për gjenocid”, u shpreh ai, duke thënë se kjo është një përpjekje e mjerueshëm e Kosovës për të hequr vëmendjen nga proceset gjyqësore në Hagë.

Osmani u shpreh se ka dakordim të plotë me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca për këtë çështje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?