Osmani: Nuk duhet të biem në kurthin e Vuçiçit! Atij nuk i intereson minoriteti serb, synon të cënojë integritetin territorial të Kosovës

Osmani: Nuk duhet të biem në kurthin e Vuçiçit! Atij nuk i intereson minoriteti serb, synon të cënojë integritetin territorial të Kosovës

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një mbledhje me Këshillin Atlantik në Uashington të SHBA-ve është shprehur se procesi i dialogut me Serbinë nuk duhet të përdoret për normalizimin e sundimit autokrat të Aleksandër Vuçiçit.

Në mbledhjen me institutin amerikan që merret me çëshjtet ndërkombëtare, Osmani ka thënë se pavarësisht se janë nënshkruar mbi 40 marrëveshje në Bruksel deri më tani, Serbia ka bërë shumë shkelje duke mos i respektuar aspak.

“Le të jemi të sinqertë. Po flasim për një autokrat. Po përballemi me një shtet që nuk ka kërkuar kurrë falje për gjenocidin e kryer ndaj njerëzve të mi, por Kosova, në të njëjtën kohë, e ka zgjatur dorën e bashkëpunimit, për të qenë konstruktive dhe e angazhuar. Janë nënshkruar mbi 40 marrëveshje në Bruksel, dhe lista e shkeljeve nga ana e Serbisë është shumë, shumë e gjatë”, ka thënë Osmani, në një bisedë me Këshillin Atlantik në Uashington.

Sa i takon rëndësisë së formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, Osmani e konsideroi si rrugë tepër të rrezikshme mbi të ardhmen e dialogut. Ajo shtoi se Kosova dhe komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të bie në kurthin e Vuçiçit që sipas saj nënkupton zvarritje të procesit dhe shmangjen e njohjes së ndërsjelltë. Më tutje, Osmani tha se Serbisë nu ki intereson minoriteti serb, të cilin po e përdor si instrument për të sfiduar integritetin territorial të Kosovës.

“Teksa ka tentime për ta bërë atë temë më të rëndësishme sesa tjerat, unë mendoj që kjo është një rrugë shumë e rrezikshme për të ardhmen e dialogut. Ne nuk duhet të biem në kurthin e Vuçiqit, që nënkupton vetëm vonesa dhe zvarritje të procesit. Serbisë nuk i intereson minoriteti serb, por i intereson vetëm që ta ketë një instrument, përmes së cilit do të mund ta sfidojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës".

Ajo e ka komentuar edhe draft-statutin për Asociacion të prezantuar më 2 maj, nga një ekip menaxhues, në kuadër të dialogut të nivelit të lartë mes dy vendeve.

“Pika fillestare duhet të jetë Kushtetuta e Kosovës. Jo propozimi i Serbisë që synon të krijojë një tjetër republikë të [udhëheqësit të entitetit serb të Bosnjës, Millorad] Dodikut, apo edhe më keq, në rajon... ndërsa draft-vizioni i Qeverisë i ka prezantuar parametrat, mbi të cilët do të mund të formohet statuti, dhe i cili është në përputhje me kushtetutën dhe vendimet e kushtetutës.

Më 2 maj, u zhvillua takimi i radhës për dialogun Kosovë-Serbi mes Kurtit dhe Vuçiçit. Në këtë takim u dakordësua Deklarata për të 1600 të Zhdukur gjatë luftës. Ndërsa nuk u arrit një dakordësi mbi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë Serbi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 12/05/2023 14:56

    Ti moj e mjer ne kurthin e vuqiqit je qe kur je lindur, tash vetem sa i je ulur ne mullar dhe sdo mund te largohesh, VV-ceja vet e ka kerkuar vet e ka gjetur, nga bashkimi kombetar e rikthyet brastvo jedinstvo-n qe ti e ke dashur sa tata yt.

    Përgjigju
  • Lui: 10/05/2023 18:14

    Për fat të keq ju keni rënë tashmë në kurthin e Vuçiçit. Ju, dmth ti dhe Albini mund të jeni të aftë për ndonjë gjë përbrenda Kosovës. Por për politikë të jashtme jeni tamam mishërimi i populizmit dhe keni treguar papjekuri totale. Aq sa aleatin historik dhe më të afërt dhe më të sinqertë të shqiptarëve, SHBA-të i keni larguar nga vetja dhe afruar me Vuçiçin. Uroj të jem gabim se vërtetë na mori lumi nëse SHBA e sheh Serbinë si shtetin udhëheqës të Ballkanit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’