Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi këtë të hënë një takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay. Në fokus të bisedimeve ishin mbrojtja, siguria dhe shëndetësia.

Osmani u ndal edhe në situatën në Veri të Kosovës, ku përmendi edhe dakordimin në Bratislavë. Nisur nga këto bisedime, Osmani ftoi homologun e saj turk Erdogan për një vizitë në Kosovë.

“Me zv.ministrin Kemal Bozay, presidentja Osmani diskutoi për bashkëpunimin bilateral, organizimin e një forumi të bizneseve të dy shteteve,  sikurse edhe bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më herët zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay e ka pritur edhe kryeministri Albin Kurti.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë Kosova bleu dronë “Bajraktar” nga Turqia. Autoritet në Kosovë nuk e bënë të ditur numrin e dronëve tw blerë dhe as çmimin e tyre.