Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rrëmbimit të Millan Vukashinoviç, nga autoritetet serbe.

Osmani ka theksuar se Vukashinoviç është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar rastin si një krim dhe provokim të rëndë nga Serbia.

“Përtej faktit se ku ka ndodhur, kjo është një tentativë vrasjeje e institucioneve të Serbisë ndaj Kosovës. Është një krim dhe provokim i rëndë që tregon se Serbia vazhdon të veprojë kundër sovranitetit tonë,” ka deklaruar Presidentja.

Sipas saj, që nga momenti i incidentit, ajo ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e QUINT-it dhe me institucionet vendore për të ndjekur rastin nga afër.

Osmani po ashtu ka bërë të ditur se ai nuk është lejuar të vizitohet nga ambasadori i Kosovës në Serbi, duke e quajtur këtë një tjetër shkelje të rëndë të të drejtave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Kjo është një shkelje flagrante dhe përpjekje për të frikësuar qytetarët tanë. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për këtë akt”, ka theksuar Osmani.