Osmani: Serbia të trajtohet si shtet që nuk bazohet në vlerat evropiane

Osmani: Serbia të trajtohet si shtet që nuk bazohet në vlerat evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia duhet të trajtohet si “shteti që nuk bazohet në vlerat evropiane”.

Gjatë një tryeze të organizuar në Konferencën për Siguri në Mynih, Osmani tha se ndikimi i Rusisë përmes Serbisë është evident. Sipas Osmanit, Kosova po përballet me një shtet “fqinj agresiv dhe destabilizues”.

Sipas njoftimit, Osmani tha se është e nevojshme për një përpjekje të bashkërenduar të bashkësisë ndërkombëtare në raport me situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë tryezë, ku u diskutua për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, presidentja Osmani tha se Kosova është e angazhuar në procesin e dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe se në këtë proces, sipas saj, Prishtina ka dëshmuar konstruktivitet.

“Kosova çdoherë ka kontribuuar për paqen dhe sigurinë afatgjate dhe në dialog ka treguar angazhim aktiv duke dhënë propozime konkrete", citohet të ketë thënë Osmani, duke shtuar se procesi duhet të përqendrohet në njohjen reciproke "si e vetmja zgjidhje që siguron paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon".

Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun në vitin 2011. Por, që nga korriku i vitit 2021, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si bartës të dialogut, nuk kanë zhvilluar asnjë takim.

Ngecjen në bisedime besohet se e kanë shkaktuar mospajtimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në vitin 2013, dy vendet kanë arritur marrëveshje për themelimin e këtij asociacioni, por zbatimi i saj ka ngecur.

Kryeministri Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.

Serbia, në anën tjetër, insiston në formimin e tij./REL

 

 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të