Osmani sot në Tiranë për herë të parë si Presidente! Vizitë në Lezhë, pritet nga kryebashkiaku! Takime me Metën, Ruçin, Ramën, Bashën, Veliajn e Berishën

Osmani sot në Tiranë për herë të parë si Presidente! Vizitë në Lezhë, pritet nga kryebashkiaku! Takime me Metën, Ruçin, Ramën, Bashën, Veliajn e Berishën

Presidentja në detyrë Kosovës, Vjosa Osmani

TIRANË- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani për herë të parë do të bëjë sot një vizitë zyrtare në Shqipëria që prej kohës që është emëruar në këtë detyrë.

Osmani do të qëndrojë në Shqipëri për tre ditë ku do të kryej takime politike të ndryshme. Së pari Osmani u ndal në qytetin e Lezhës në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë disa minutëshe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në zyrën e këtij të fundit.

Më pas presidentja Osmani sëbashku me delegacionin që e shoqëronte vizituan memorialin e Gjergj Kastriotit.

Ajo bëri homazhe në varrin ku prehen eshtrat e heroit tonë kombëtar dhe u njoh me historinë e këtij monumenti.

Axhenda e plotë e vizitës së Osmanit në Shqipëri
Prishtinë, 15 dhjetor 2020 – Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetare e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, nga data 16-18 dhjetor do të qëndroj në Shqipëri, në vizitën e parë zyrtare prejse e ka marrë detyrën.

Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, u.d Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh.

Të mërkurën (16 dhjetor), në orën 13:30,  Presidentja do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

Në orën 15:30, Presidentja, do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa, në orën 17:00, do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie.

Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë).

Ndërsa në orën 10:15, Presidentja do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Ndërkaq, në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Të premten (18 dhjetor), në orën 10:00, Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Vendi: Selia e PD-së).

Ndërkaq, në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit.

Kurse, në orën 11:45, Presidentja Osmani do të ketë takim me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:35
Vjosa Osmani vizitë në Lezhë, takon kryebashkiakun Pjerin Ndreu në Bashki (VIDEO)

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani vizitoi këtë të mërkurë (16 dhjetor) qytetin e Lezhës.

Fillimisht ajo u ndal në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë disa minutëshe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në zyrën e këtij të fundit.

Më pas presidentja Osmani sëbashku me delegacionin që e shoqëronte vizituan memorialin e Gjergj Kastriotit.

Ajo bëri homazhe në varrin ku prehen eshtrat e heroit tonë kombëtar dhe u njoh me historinë e këtij monumenti.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani qëndroi për rreth 30 minuta në qytetin e Lezhës, ndërsa vizita e saj në Shqipëri do të vijojë me disa takime të tjera të rëndësishme me politikanet e vendit tonë.

Kujtojmë që sot në orën 15:30 ajo do të ketë një takim me Presidentin Ilir Meta ndërsa në orën 17:00 ata do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 16/12/2020 20:07

    Shyqyr,se kisha merak.nuk ke lene jashte sali berishen,qytetarin e nderin te kosoves,qe ka dhene kontribut te cmuar per gakderdhjen serbe ne kosove.qendroju Bernie te pareva te tu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog

Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog