Mediat serbe: Vuçiç do shpallë Kosovën territor të pushtuar! Osmani: Kërcënon në stilin e Millosheviçit, janë njoftuar SHBA dhe BE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas disa lajmeve të publikuar në mediat serbe se presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të shpallë Kosovën një territor të pushtuar.

Mediat serbe raportojnë se një presidenti i Serbisë ka paralajmëruar një konferencë për shtyp që pritet të mbahet ditën e sotme rreth orës 18:00.

‘Në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, që sjell pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të okupuara, për shkak të terrorit me të cilin po përballet populli ynë në Kosovë dhe Metohi prej vitesh dhe që është përshkallëzuar ditët e fundit”, raportojnë mediat serbe.

Ndërkohë, lidhur me këto deklarata ka reaguar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila i ka cilësuar kërcënimet e presidentit serb të njëjta me ato të Sllobodan Millosheviç.

Ajo theksoi se është njoftuar SHBA dhe BE.

“Unë e kuptoj se motivi prapa përkrahjes së Serbisë është motiv për ta afruar atë me BE-në, që do të ishte në interes të të gjithë rajonit tonë, por nuk po del të ketë sukses, pasi Vuciqi po vazhdon me kërcënimet e tij të stilit Millosheviqian dhe planet e tij të stilit të Putinit. Të gjitha këto që i deklaron në baza ditore, unë komunikojë me liderë nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera. Të gjitha këto shtete demokratike janë të interesuara që ta ndihmojnë Kosovën që ta mbrojmë sovranitetin tonë, t’i mbrojmë arritjet e përbashkëta”, tha Osmani për Klan Kosova.

 

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 13/09/2024 11:03

    Me mire vone se kurre deklaruan dje vet osmanka dhe kurrci per ngritjen e akuzes ndaj 45 krimineleve serb,dhe do ishte shum me mir sikur osmanka ta thot se kercenimin ndaj kosoves serbise e ka nder shekuj edhe kur vuqiqi ishte munister i millosheviqit edhe kur baba i osmankes poashtu ishte milic i millosheviqit andaj shba dhe europa e dijne kete po si keni menduar ju dhe kurrci tju thoni shqiptareve se ja ku perfunduat plotesisht ne kthetrat e serbise te cilet i mashtruat me parollen per bashkim kombetar e na rikthyet ne brastfo jedinstfo apo n'en serbosllavi.

    Përgjigju
  • veri: 13/09/2024 10:21

    Përse do njoftoni SHBA dhe BE ju nuk veproni siç ju thonë partnerët por ecni me kokën e ndyrësirës Kurti,GËRDALLA,KUSAR,PISLIM e hajdutë prandaj të largohen dhe forcat e KFOR dhe dilni Zot vendit sepse jeni të trashë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën