Osservatore Romano: Ja emrat e
katër Papëve me origjinë shqiptare
'Osservatore Romano', gazeta zyrtare e Vatikanit në Romë, ka publikuar një artikull të Giovanni Armillota me titull: “Pope Clement XI and the Albani Family”.
VATIKAN - 'Osservatore Romano', gazeta zyrtare e Vatikanit në Romë, ka publikuar një artikull të Giovanni Armillota me titull: “Pope Clement XI and the Albani Family”.
Në këtë artikull gazetari italian ka patur për qëllim ndërtimin e një biografie të shkurtër të Papës Clement XI dhe të familjes së tij, Albani, me prejardhje shqiptare, por pa lënë të pa cituar dhe emrat e të tre Papëve, më të hershëm, që gjithashtu mësohet të kenë patur origjinë shqiptare.
Në artikull përmenden:Papa Saint Eleutherius (175-189) besohet të jetë Papa i parë ne Vatikan me origjinë shqiptare. Sipas artikullit në fjalë, Eleutherius ka shpërndarë masivisht mesazhin e Biblës në shumë vende të Perandorisë Romake.
Papa Saint Caius (283-296) njihet si Papa i parë që vendosi rregullat strikte të sjelljes dhe hierarkitë mes peshkopëve të vatikanit. Gjithashtu gjatë periudhës së papatit të Caius në fronin perandorak të romës ka hipur nje nga figurat më të njohura të antikitetit, Diokleciani.
Papa John IV (640-642) gjatë papatit të tijë nuk e harroi kurrë origjinën e tij shqipëtare dhe sipas historianëve ky Papë ka dërguar dhe ndihma konsistente popullit të Dalmacisë që ndodhej nën zgjedhën e serbëve dhe hordhive barbare.
Papa Clement XI (1700-1721) është papa më i vonë me origjinë shqiptare. Sipas 'Osservatore Romano' familja e Clement XI është pagëzuar me mbiemrin “Albani” pasi rridhte nga një familje e zhvendosur në Urbino të Italisë por që kishtë luftuar në krah të Skënderbeut gjatë çerekshekullit të rezistencës ndaj okupimit Turk. Papa Clement XI pasi mësoi për origjinën e tij shqiptare, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të tij.
Gjatë kësaj periudhe vetë "Këshilli i parë Kombëtar Shqiptar" (1703) u mblodh dhe u brumos pikërisht nga udhëzimet klerikale në lidhje me çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe baritore. Gjithashtu, gjithmonë sipas 'Osservatore Romano', Papa Clement XI ka dhënë nje kontribut të madh në unifikimin e kishës, duke e arritur një rezultat pozitiv, përkohësisht, dhe në trojet shqiptare ndërsa njihet dhe për dështimin që pati në orvajtjen për konvertimin në katolicizëm të Carit Rus, Pjetri i Madh.
(Në foto: Papa Clement XI, i cilësuar si Papa i fundit me origjinë shqiptare)Artikulli i 'Osservatore Romano', vjen në një kohë kur Shqipëria do të mirëpresë vizitën e Papa Françeskut në Tiranë më 21 shtator, Ditën Botërore të Paqes.
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4325
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23