Dhoma e Komuneve duhet të miratojë zyrtarisht këtë mocion gjatë një votimi, që do të jetë vetëm një formalitet për Harper, sepse partia e tij disponon maxhorancën në parlament (165 të zgjedhur nga 308 në total).
Kryeministri kanadez përjashtoi çdo dërgim të trupave luftarakë tokësorë, por misioni kanadez do të përfshijë deri në gjashtë avionë luftarakë F-18, një avion furnizues në fluturim, dy avionë mbikëqyrës dhe një avion për transportin e personelit.
"Ky mision do të mobilizojë 600 trupa", theksoi kryeministri./
/ec/