“Një futbollist që luan me një kombëtare nuk mund të ndryshojë skuadër dhe të përfaqësojë një vend tjetër. Unë kam shumë lojtarë shqiptarë te Zvicra dhe besoj e kuptoni se çfarë pasojash do te kemi nëse ata vendosin të përfaqësojnë Kosovë.

Ata kanë luajtur me moshat e Zvicrës, janë shtetas të këtij vendi dhe nuk duhet të zgjedhin Kosovën. Ata duhet të luajnë vetëm për Zvicrën pasi ky vend i ka formuar. Rregulli i FIFA-s që e lejon një futbollist të ndryshojë kombëtaren duhet të ndryshojë menjëherë, sepse po sjell vetëm kaos.

Situata e fundit që u krijua me Januzajn nuk ishte e këndshme” tha trajneri i ekipit kombëtar të Zvicrës. Trajneri Otmar Hitzfeld është i shqetësuar nga fakti që shumë futbollistë më origjinë kosovare që rriten në Zvicër, preferojnë të luajnë për Shqipërinë dhe Kosovën, edhe pse në moshë më të vogël kanë qenë pjesë e përfaqësueseve zvicerane.

Për këtë arsye trajneri gjerman i ‘helvetëve’ i bën thirrje FIFA-s të ndryshojë rregulloren.



d.b/shqiptarja.com