Otranto, ende asnjë gjurmë nga
gomonia me 27 klandestinë

Otranto, ende asnjë gjurmë nga<br />gomonia me 27 klandestinë
TIRANE-  Një gomone ku mendohet se ndodhen 27 klandestinë është zhdukur prej mbrëmjes së djeshme në kanalin e Otrantos.

Fillimisht gazetari ynë Artur Korriku informoi se nga Salla Operacionale e Durrësit është marrë njoftimi se drejtuesi i gomones mund të jetë shqiptar, ndërsa klandestinët mendohet se ishin kurdë. Dy orë më pas lajmi u verifikua nga vetë Drejtori i i Qendrës Operacionale të Durrësit, Shefqet Bruka.

Alarmi SOS u dha mbrëmjen e djeshme, ora 20:50, dhe menjëherë kërkimet filluan si nga pala shqiptare ashtu dhe ajo italiane.

Në Itali, në bregdetin e Puglias kërkimet nga 4 anije italiane dhe një helikopter kanë vijuar deri rreth orës 20:30 të mbrëmjes përballë brigjeve të qytezës së Monopolit apo në Leuca në zonën e Pulias (më në veri të kanalit të Otrantos, në zonën e jugut të Adriatikut), aty ku është lokalizuar dhe një gomone.

Por, por pa asnjë rezultat për gjetjen e gomones së mundshme. Ndërkohë në ujrat territoriale shqiptare kërkimet vazhduan gjatë natës për gati 10 orë dhe më pas u ndërprenë. Mendohet se gomonia ka pësuar avari në kanalin e Otrantos.

Pala shqiptare thotë se kërkimet në ujrat territoriale shqiptare kanë rezultuar pa rezultat, ndërkohë që media italiane thotë se një gomone është lokalizuar në thellësi të detit në rajonin e Puglias. Por nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtën gomone, e cila dha alarmin SOS.

Deti gjatë natës, por dhe gjatë paradites së sotme, vazhdon të jetë i trazuar.

ORA 20:30 - KAPITENERIA E PORTIT TË BARIT NDËRPRET KËRKIMET
Kapiteneria e portit të Barit njofton se janë ndëprerë për sot kërkimet për gjetjen e gomones, për ekzistencën e së cilës u sinjalizuan autoritetet shqiptare. Kërkimet vijuan gjatë gjithë ditës, madje pala italiane i vijoi ato edhe pasi pala shqiptare i ndërpreu, por pa rezultat.

ORA 18:00 - KAPITENERIA E PORTIT TË BARIT: VAZHDOJMË KËRKIMET, DERI TANI ASGJË
Ndërkohë që autoritetet shqiptare i kanë ndërprerë kërkimet, kapiteneria e portit në Bari për “A1 Report” shpjegoi se edhe në orët e para të mbrëmjes nuk ka asnjë sinjal nga gomonia e zhdukur.

Kapiteneria shpjegon se "vazhdojnë kërkimet me helikopter dhe anije, për të gjetur varkën me klandestinë, e cila rezulton e zhdukur që natën e kaluar në jugun e detit Adriatik. Po kontrollohet bregu nga qyteti i Barit deri në pikën ekstreme të Leuca-s. Por deri tani nuk ka asnjë rezultat".
 
Sipas autoriteteve nga përtej detit, kontrollet do vazhdojnë të paktën deri në perëndim të diellit.

ORA 12: 35 ZHDUKJA E GOMONES, PERSONI QË KËRKOI NDIHMË FLISTE SHQIP
Drejtori i Qendrës Operacionale të Durrësit në një intervistë ekskluzive për Tv A1 Report, Shefqet Bruka deklaroi se personi që ka dhënë alarmin SOS ka folur shqip dhe ka thënë që kishte klandestinë kurd në bord.
 
“Është kërkuar SOS nga një person që flet shqip. Ai kërkonte ndihmë për shkak të një problemi në motor dhe ka thënë se kishte klandestinë kurd në bord. Pas verifikimeve që ka bërë pala italianë, në fillim ajo angazhoi 4 mjete e një helikopter.
 
Zona nga ka ardhur apeli për ndihmë i përket zonës së kërkim shpëtimit që mbulohet nga pala italiane dhe pala italiane ka drejtimin e operacionit, ne jemi në ndihmë”- tha Shefqet Bruka. Ai shtoi se nga pala shqiptare ishin angazhuar dy mjete lundruese dhe 1 helikopter britanik.

" Ende nuk ka njoftim për gjetjen e gomones, por po bëhet vlerësimi i informacionit dhe më pas nëse kërkohet do të vazhdojnë kërkimet."- tha Bruka në lidhjen telefonike për A1 Report.

ORA: 12:00 KAPITENERIA E BARIT PER A1 REPORT: VAZHDOJNE KERKIMET 
Kapiteneria e Portit të Barit deklaron për A1Report që në gjithë bregun e Puglia-s vazhdojnë kërkimet për gomonen e deklaruar të zhdukur. Nga Bari, në Otranto deri në Leuca.  Forca lundruese dhe nga ajri po vazhdojnë kërkimet pas dhënies së alarmit për zhdukjen e gomones me 27 klandestinë në bord në kanalin e Otrantos.

ORA 11: 10: NDERPRITEN KERKIMET SHQIPTARE, S'KEMI KOORDINATA TE SAKTA
Oficeri i zyrës Ndëroperacionale në Durrës, Kastriot Hasanmata tha për A1Report se "Helikopterët ndërprenë kërkimet pasi nuk kemi koordinatë të saktë"

ORA 11:00 KAPITENERIA E BARIT PER A1 REPORT E SHQIPTARJA.COM: KERKIMET VAZHDOJNE
Burime zyrtare të kapineterisë së portit  të Barit thanë për A1 Report e Shqiptarja.com se kërkimet vazhdojnë. Po kërkohet me helikopter dhe disa mjete të rojes brendetare përballë brigjeve të qytezës së Monopolit në zonën e Pulias, më në veri të kanalit të Otrantos, në zonën e jugut të Adriatikut.

ORA 10: 45 OFICERI I FA: OPERACIONET TONA U NDERPRENE, VAZHDOJNE NE ITALI
Në një lidhje telefonike për A1 Report, oficeri i FA-së Arjan Osmani  informon “operacioni i kërkimet në ujrat territoriale shqiptare ka zgjatur mnbi 10 orë, nga ora 20: 50 e mbrëmjes së djeshme (2 shtator) por për arsye të kushteve, koordinatave jo të saktadhe gjerësisë së kanalit nuk kemi konstatuar një gomone.”
 
Ai shton se fillimisht ishte dhënë sinjali SOS, i cili është raportuar nga Italianët Sallës Operacionale të Durrësit.
 
“Nga pala italiane 4 anije italiane dhe një helikopter vazhdojnë kërkimet në det”.
Osmani informon dhe për sinjalizimin nga pala italiane për një gomone në rajonin e Puglias.      
“Në Puglia është lokalizuar një objekt në thellësi të detit. Katër anije dhe një helikopter vazhdon kërkimet. Ende nuk dihet fati i gomones”
 
ORA 10: 38 SUBI ZENELAJ: KERKIMET ME HELIKOPTERE VAZHDOJNE POR S'KEMI ENDE SINJAL
Sot paradite rreth orës 9:45 minuta Drejtoria e Bashkëpunimit Civilo Ushtarak informon për zhdukjen e gomones me persona në bord, të cilët dyshohet se janë klandestinë.

Në një intervistë telefonike për A1 Report shefi i bazës së Pashalimanit Zenejal thotë se me të marrë njoftimin kanë nisur kërkimet dhe patrullimet nga Palermo deri  në Derdhjen e Vjosës, por nuk kanë pasur rezultat. Në mëngjes kërkimet kanë nisur edhe nga helikopterët britanikë.

“Me marrjen e sinjalit janë nisur dy anije bregdetare. Bënë patrullimin e zonës nga Porto Palermo deri në Derdhjen e Vjosës. Pavarësisht se kushtet e motit ishin të këqija  Kryen detyrën por pa rezultat konkret. Nga Gjiri i Dukatit që ndodheshin anijet dhe helikopterët britanikë janë nisur dy helikopterë. Qe prej mëngjesit vazhdojnë kërkimin por s’ka asnjë rezultat për gjetjen e kësaj gomone.  Mund të jetë dhe një silnjas falsco por ne do të vazhdojmë kërkimet."- tha Zenelaj.

 ORA 10:30  MEDIA ITALIANE: LOKALIZOHET NJE GOMONE NE MONOPOLI
Ndërkohë  mediat italiane sapo raporton për një gomone është lokalizuar në Monopoli në Itali. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për gomonen e zhdukur me klandestinë në kanalin e Otrantos.
"Në gomonen e lokalizuar në Monopoli mendohet se janë 20 klandestinë.  Sipas informacioneve gomonia me të cilën lëviznin emigrantët ka patur një avari. Alarmi ka ardhur pas një raportimi të Rojeve Bregdetare, të cilët kanë vënë në kërkim disa mjete për të kërkuar gomonen në të cilën mendohet se ndodhen rreth 20 persona. Në zonën nga ku ka mbërritur sinjalizimi, po zhvillon kërkimet edhe një helikopter i zjarrfikëses"- shkruan La Gazzeta del Mezzogiorno. 

ORA 10: 20 HELIKOPTERE BRITANIKE, 4 ANIJE ITALIANE  NE KERKIM
Dy helikopterë britanikë pjesë e stërvitjes ushtarake Shqiptaro- britanike i janë bashkuar kërkimeve, duke u nisur nga Pashalimani. Në kërkim janë angazhuar dhe 4 anije italiane.

ORA 10:00 NJOFTIMI I DREJTORISE SE BASHKEPUNIMIT CIVILO USHTARAK PER ZHDUKJEN E GOMONES
“Rojet bregdetare kanë zhvilluar mbrëmë një operacioni kërkimi në Kanalin e Otrantos pas një njoftimit të marrë nga Shërbimi SAR i Romës Itali. Sipas një komunikimi me MRCC Romë, dje më datë 2 shtator 2013 në orën 20:50 në kanalin e Otrantos është marrë një sinjal nga një gomone me rreth 27 persona në bord, të cilët dyshohet se janë klandestinë.
 
Menjëherë në drejtim të rajonit të raportuar janë nisur dy anije të gatshme të Rojes bregdetare, nga bazimi i Pashalimanit dhe Porto Palermos, të cilët kanë kryer operacione kërkimi në det në orët e para të mëngjesit të sotëm. Edhe pse kërkimet kanë qenë intensive, nuk është bërë e mundur gjetja e gomones, për arsye të mungesës së të dhënave të sakta të vendndodhjes si dhe të zonës së gjerë ku u zhvilluan kërkimet."- informon përmes një njoftimi për shtyp  Drejtoria e bashkëpunimit Civilo Ushtarak.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu