Otto Witte, kllouni që gënjeu
botën se ish Mbreti i Shqipërisë

Otto Witte, kllouni që gënjeu<br />botën se ish Mbreti i Shqipërisë
Michigan

Shqiptarët më 1913 kërkonin të kishin një sundimtar islam të nipin e sulltanit Halim Eddine  dhe kur të dy austriakët, Otto Witte dhe Max Hoffmann erdhën në Shqipëri të maskuar si Halim Eddine dhe adjutanti i tij u pritën si prijësit e rinj. Kurorëzimi ishte madhështor. 48 orë pasi të dy cubat zbarkuan  në Shqipëri u arratisën me thesarin e shtetit pasi i shpallën luftë Malit të Zi dhe  kaluan dy net të shkëlqyera në harem, duke qesëndisur tërë konsujt... Me sa duket, shumë njerëz e hëngrën historinë, duke përfshirë edhe revistën “Time Magazine”, e cila e raportoi historinë e Ottos si të vërtetë, kur ai vdiq në vitin 1958.

Data 13 gusht, kujton një personazh interesant të gjithë historisë evropiane, i panjohur në Shqipëri por që lidhet me Shqipërinë, një akrobat me një shtëllungë-mustaqe me emrin Otto Witte, për të cilin kjo datë ka pasur domethënie të veçantë. 13 gushti i vitit 1913, ishte dita në të cilën Herr Witte pohonte se kishte pas qenë kurorëzuar “Mbret i Shqipërisë”.

I lindur në vitin 1872, Otto Witte kishte punuar gjithë jetën e tij si interpretues në cirk dhe thuhej se kishte bërë shfaqen e tij të parë në moshën tetë vjeçe. Në kohën e tij të lirë ai ishte i njohur si një përrallëtar e trillues me aventura, ku ai falë aftësisë së tij si magjistar –shaman  ishte bërë kryetari i fisit i një tribuje  pigme nga Afrika dhe se si, ai një herë u përpoq të arratisej me vajzën e perandorit së Etiopisë. Megjithatë, rrëfimet për përvojën e tij në Shqipëri në 1913 ishin nga më këmbëngulëset nga tregimet e tij.

Atë vit, më 1913,  sipas rrëfimeve të tij, ai ishte duke punuar në Budapest, kur një mik i tregoi  një artikull në lidhje me Shqipërinë, e cila po shkëputej nga Perandoria Osmane. Artikulli përmendte se një grup shqiptarësh ishin në kërkim të një princi mysliman me emrin Halim Eddine, të cilit ata dëshironin t’i jepnin kurorën mbretit. Në gazetë ishte dhe një fotografi e Halim Eddines, i cili ngjasonte dukshëm me pamjen e Ottos.

Si e sajoi historinë e haremit dhe vjedhjen e thesarit
 
Plani shpejt mori formë. Otto Witte do të udhëtonte për në Shqipëri së bashku me kolegun e tij të  cirkut, gëlltitësin e shpatave Max Schlepsig dhe aty Otto do të shtirej si Halim Eddine-ja dhe do të bëhej mbret. Dhe sipas Witte, ky plan kishte pasur sukses.

Kjo histori duket se është e sajuar, por Otto Witte insistonte gjithmonë që t’i adresoheshin si ‘Ish-mbreti i Shqipërisë’ dhe kjo ishte arsyeja, pse policia në Berlin e kishte lejuar atë, që t’i përfshinte këto fjalë në kartën e tij zyrtare të identitetit. Ai thoshte se pasi u kurorëzua më 13 gusht, ai mbretëroi për pesë ditë, gjatë së cilave ai dëfreu në harem, shtiu në dorë pasuritë e thesarit mbretëror dhe i shpalli luftë Malit të Zi. Por ai u arratis nga pallati vetëm pak  kohë para se dinakëria e tij  të zbulohej.

Kjo mund të jetë krejtësisht sajesë, por gjatë gjurmimeve në internet ndeshëm këtë dëshmi në biografinë e diplomatit dhe ushtarakut austro hungarez Alfred Rappaport, i cili kishte qenë  shef i përkohshëm ndërmjet konsullatave të Maqedonisë, në Shkup dhe Cetinjë  dhe si konsull shëtitës  nëpër vendet e Ballkanit jugor, sidomos Shqipëri. Në ministri më vonë ai ishte shefi i departamentit për Shqipërinë dhe zëvendësi i shefit të departamentit oriental.

Në vitin 1912 kur Ismail Qemal Beu shpalli Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, fuqitë e mëdha u bënë papritmas shumë të interesuara për të. Austro-Hungaria shpresonte të siguronte një influencë të madhe mbi shtetin e ri dhe kërkonte që të dërgonte instruktorë për këmbësorinë, ndërsa Italia u përpoq të bënte të njëjtën gjë. Edhe diplomatët britanikë gjithashtu dërguan instruktorë. Një major italian u dërgua në Shqipëri dhe menjëherë u bë një qytetar i saj. Drejtimi i xhandarmërisë ishte nën kujdesin e oficerëve holandezë. Kontaktet bënë të  të mundur që Austro-Hungaria të merrte megjithatë kontrollin përfundimtar të zhvillimit të artilerisë, disa instruktorë u dërguan nga  Shqipëria blerë disa topa malorë nga fabrika “Skoda”.
 
Disa shqiptarë kërkonin për mbret nipin e Sulltanit Eddine
 

Shqiptarët kërkonin të kishin një sundimtar islam të nipin e sulltanit Halim Eddine  dhe kur të dy burrat, Otto Witte dhe Max Hoffmann erdhën në Shqipëri të maskuar si Halim Eddine dhe adjutanti i tij dhe u pritën si prijësit e rinj. Kurorëzimi ishte madhështor, diplomatët e të gjitha fuqive të mëdha ishin të pranishëm me një përjashtim, të përfaqësuesit të Austro-Hungarisë! Rappaport ishte i vetmi që i zbuloi ata para të tjerëve, pasi kishte dërguar udhëzimet e tij në kohë. 48 orë pasi të dy cubat zbarkuan  në Shqipëri duke u arratisur me thesarin e shtetit,  pasi i shpallën luftë Malit të Zi dhe kaluan dy net të shkëlqyera në harem, qesëndisën tërë shoqërinë diplomatike atje! Alfred Rappaport, ndërkohë promovohet si Konsull General  dhe merr kryqin kalorës e Rendit të Leopoldit më 30 dhjetor 1913.

Pas kësaj fatkeqësie diplomatike fuqitë e mëdha ranë dakord që të ishte  Princi Vilhelm Ëied që do të emërohej i “Mbret” ose sovran të Shqipërisë. Dhe mbretërimi i tij zgjati nga marsi deri në shtator 1914.  Shih http://www.austro-hungarian- army.co.uk/biog/Rappaport.htm

Ata që qenë të pabindur për vërtetësinë e pretendimeve Witte ndaj mbretërisë shqiptare kanë theksuar se nuk ka as më të voglën gjurmë e ndonjë dëshmi historike lokale për ta mbështetur atë, pasi as vendi ku ka ndodhur nuk thuhet, por dikush në perëndim mund ta kuptonte se shqiptarët heshtën të turpëruar nga një mashtrim kaq i madh. Ata gjithashtu mund të pyesin, në qoftë se historia ishte e sajuar, pse Otto Witte insistonte  gjithmonë që t’i adresoheshin si ‘ish- mbreti i Shqipërisë’ dhe pse policia në Berlin e pat lejuar atë që ta përfshinte këtë titull në kartën e identitetit të tij zyrtar.

Madje edhe varri i tij në varrezat Ohlsdorf në Hamburg është i stolisur, me epitafin, me “Ehem  Konig V. Albanien “(shkurt për Ehemaliger von Albanien Konig  – Ish- Mbreti i Shqipërisë).

Kjo histori e pothuajse e harruar e Otto Witte, gjithashtu duhet të shihet në lidhje dhe me mashtrimin tjetër të kontestuar në mënyrë të njëjtë se gjoja, ishte ofruar Froni i Shqipërisë rreth vitit 1920 lojtarit të madh të kriketit në Angli, CB.  Por fakti që Witte këmbëngulte që t’i adresoheshin me  “Madhëria juaj”, dhe refuzonte  të pranonte postën që nuk i është adresuar atij si mbret, ka bërë , me sa duket që shumë njerëz ta hanë historinë, duke përfshirë, me sa duket, dhe revistën “ Time Magazine”, e cila e raportoi historinë e Ottos si të vërtetë, kur ai vdiq në vitin 1958.  Shihhttp://timemarcheson.ëordpress.com/2012/08/13/1913-king-otto-of-albania-or-not-almanac-of-absurdities-flashback-8-13-2012/

Shumica e pjesëve të këtij sajimit të tij janë të paqena. Nuk ka pasur asnjë Halim Eddine, dhe djali i Sulltan Abdul Hamid II, Burhan Eddine të cilit i ishte ofruar froni nuk erdhi asnjëherë, në Shqipëri. Por ai mund të ketë qenë modeli për këtë histori të sajuar. Fillimisht Otto pretendoi se kjo kuturisje kishte ndodhur në shkurt 1913, kur Shqipëria ishte ende nën pushtimin serb, pastaj ai e ndryshoi datën në gusht të 1913-tës.
 
Sajimi i  historisë më 13 gusht, ditën e Kongresit Xhonturk
 
Si çdo mashtrim qe qëndron me mirë i bazuar në gjysmë të vërteta data 13 gusht 1913 që vërtet Otto mund ta ketë lexuar në ndonjë gazetë ajo është data se kur “Kongresi xhonturk më 13 Gusht 1913 vendosi që të çonte në Shqipëri si Princ te vendit, ministrin Osman të  luftës, Izet Pashën – qe ishte me origjine shqiptare. Por përpara dërgimit te tij në Shqipëri, ne vend u dërgua Beqir Gebrene Aga që do binte dakord me liderët shqiptarë për planin në fjalë dhe për dërgimin e armatimeve dhe ushtarëve shqiptarë nga Turqia për reprezaljen e përgjithshme kundër pushtimit pan ortodoks Ballkanik.

Esat Pashë Toptani, Ismail Bej Qemali dhe shume udhëheqës të tjerë shqiptarë të kësaj kohe ranë dakord me planin e Beqirit.
Përpjekja për të siguruar administrimin e fatit te popullit shqiptar nga shqiptarët (myslimanë që përbënin shumicën) u pa edhe në bashkëpunimin që Ismail Qemali dhe kampi Esadist i Durrësit i ofruan Beqir Gebrenesë, për të sjellë në Shqipëri Izet Pashën si princ te vendit. Nga propagandistët më të zjarrte shqiptarë qe deshën te shihnin ne Shqipëri ardhjen e një princi mysliman me origjinë shqiptare, ishin njerëz si: Dervish Bej Biçaku, Kadri Bej Peqini, Faik Konica etj.” Ata mendonin se kërkesa qe Shqipëria te udhëhiqej nga një princ mysliman ishte një kërkesë jetike e popullit shqiptar, i cili e kishte pare tashme sesi ishte fati i kom patriotëve te tyre qe kishin rene nen sundimin e mbretërive kristjane të Ballkanit.

Por Austro– Hungaria dhe Italia, qe tashme kishin marre ne duart e tyre frerët e Shqipërisë nuk i përfillën kërkesat e shqiptarëve. Ne te kundërt, fuqitë ne fjale parapanë këta princa te mundshëm që mund te instaloheshin ne Shqipëri për te trashëguar vendin: princ Gjika i Rumanisë, duka Ferdinand i Montespierit, princi Karl von Urach, princi Maurice von Schaumburg-Lippe, konti i Torinos, princi Artur i Connaugh-it.
 
Misteri i vdekjes sw Otto Witte ditën e “mbretërimit”
 
Por le të kthehemi tek mbreti ynë. Ka shumë të ngjarë Otto të ketë vuajtur nga pseudologia fantastica pasi , për shembull, ai deklaronte se kishte themeluar një parti politike në Gjermani dhe se ai thoshte se ishte një kandidat për presidencën gjermane në vitin 1925, duke fituar 25.000 në 230.000 vota në raundin e parë, por dha dorëheqjen në favor të Paul von Hindenburg. Të dhënat e votimit nuk e mbështesin fare këtë. Njohja e Shqipërisë në atë kohë ishte vogël ( dhe ka pasur mjaft aventurierë pretendentë për fronin e Shqipërisë disa me kontribute si : Alejandro Castriotta apo konti Gjika, etj. dhe interesi për Shqipërinë ishte e madh në botën gjermanisht-folëse, sepse Fuqitë e Mëdha kishin zgjedhur një princ gjerman për t’u ulur mbi fronin e Shqipërisë, Ëilhelm Ëied-in të cilit iu ofrua posti në vitin 1913 dhe sundoi për gjashtë muaj në vitin 1914.

Ngjashmëria në emrin mes Wied dhe Witte mund ta ketë frymëzuar Witte për të sajuar këtë histori me dokrra hini. Historia Otto Witte u përshtat nga Harry Turtledove për romanin e tij fantastik  “Në çdo inç një mbret”. Historia e Witte mbart një ngjashmëri të fortë me romanin më të shitur me aventura “ I burgosuri i Zendas” (1894), nga i cili u përshtat si film që u shfaq në vitin 1913. Koncepti qendror i romanit është sesi Zenda një njeri i thjeshtë, merret gabimisht si mbret dhe më pas i zë vendin mbretit. http://en.wikipedia.org/wiki/Otto_Witte
Gazeta dhe revista të ndryshme perëndimore e morën historinë e Ottos si fakt duke e përsëritur atë, duke përfshirë revistën prestigjioze “Time”, e cila botoi një artikull në lidhje me këto gjepura në vitin 1958. Nuk është e rastit që në biografinë e diplomatit austro hungarez Alfred Rappaport përmendet si ndodhi kjo pallavër.

Pseudologia Fantastica, mitomania, apo gënjeshtra patologjike përcaktohet si “falsifikim tërësisht disproporcional pa asnjë bazë reale evidente me pikëpamje, që mund të jenë të gjëra e shumë e komplikuara, dhe të manifestuara gjatë një periudhe të gjatë prej disa vitesh apo gjatë gjithë  jetës, por në këtë rast u përcoll edhe pas saj, në varr. Individët e prekur mund të jenë të vetëdijshëm se ata janë duke gënjyer, ose mund të besojnë se ata janë duke thënë të vërtetën, duke qenë në dijeni se ata janë të lidhur pas fantazive. Witte e kishte besuar gjer në fund rrenën e vet dhe provë për këtë është data e tij e vdekjes, e regjistruar në gur varrin e tij: 13 Gusht 1958, saktësisht 45 vjet pas “kurorëzimit” të tij.
Pse ta zgjidhte atë ditë për të vdekur, apo mos e ka sajuar dhe atë?
 
Shkrmimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet përmbajnë të pavërteta

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet përmbajnë të pavërteta