Gjyqtari norvegjez Tom Henning Ovrebo ka deklaruar se kërcënimet për ta eliminuar fizikisht vazhdojnë prej 3 vjetësh në adresë të tij. Edhe në pra të përballjes së Campions League sot, 1 tifoz i Chelsea e ka kërcënuar me vdekje atë.

Ish gjyqtari i kritikuar për ndeshjen e vitit 2009 kur Chelsea luajti ndaj Barcelonës ka thënë se kërcënimet ndaj tij nga tifozët e Chelsea nuk po ndalen, madje ato janë shpeshtuar gjersa po afron sfida e Ligës së Kampionëve Chelsea-Barcelona sot në mbrëmje në Stamford Bridge.

”Edhe dje mora 1 kërcënim të radhës në internet nga një tifoz i Chelsea, duke më kërcënuar mua dhe familjen. Kërcënimin e tij unë e futa në “Recycle Bin" por ato mund të jenë edhe serioze dhhe ndoshta duhet ti dërgoj në polici. Të gjithë ata që shikojnë futboll duhet të jenë të vëtëdijshëm që edhe gjyqtarët mund të gabojnë, sepse ne s’jemi asgjë përveç se gjyqtarë dhe qenie njerëzore” deklaroi Ovrebo.

Ky arbitër ishte fajtori kryesor në eliminimin e Chelsea na Barcelona në 2009, kur nuk akordoi 4 penallti në favor të skuadrës londineze. (rb/shqiptarja.com)