TIRANE - Komisioni i Sigurisë Kombëtare aprovoi në parim projektbuxhetin 2013 për SHISH, SHIU-n dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo e fundit do të marrë vitin e ardhshëm 48 milionë më shumë ndërsa një pjesë e fondeve do të shkojë në blerjen e helikopterëve të rinj.
Zëvendësministri i Mbrojtjes Starova pranoi se ka pasur vonesa në rrogat e ushtarëve në misione jashtë vendit, por premtoi se të gjithë do të marrin çfarë u takon.
Nga ana tjetër, opozita akuzoi se Shërbimit Informativ të Ushtrisë i janë rezervuar më shumë fonde se SHISH-it, ndonëse ka më pak punonjës se ky i fundit.
Në Komisionin e Ekonomisë, socialisti Braçe e cilësoi një luks të papranueshëm që Ministria e Mbrojtjes të jetë e dyta për fonde ndërsa arsimit dhe shëndetësisë u reduktohen paratë.
Të njëjtin shqetësim ngriti në Komisionin e Shëndetësisë edhe socialisti Eltar Deda, sipas të cilit spitalet e vendit janë në gjendje të mjerueshme.
“Ky buxhet bën të mundur që edhe vetë punonjësit e shëndetësisë, të cilët punojnë për sistemet publike të humbasin besimin sepse mund të ekzistojnë në të vërtetë së mbijetuara në këtë treg kapitalist”, -u shpreh Deda.
Edhe Komisioni i Jashtëm miratoi në parim projektbuxhetin e 2013. Deputeti Qemal Minxhozi foli për një buxhet krize ndërsa akuzoi se Thesari është i bllokuar e pa likuiditet.
“Kemi të bëjmë me një buxhet krize, me një buxhet që nuk bazohet në dobësitë e theksuara që ka ekonomia shqiptare. Si rezultat i një menaxhimi shumë të dobët të qeverisë në realizimin e objektivave që i ka vënë vetes”, - tha Minxhozi.
Komisioni i Ligjeve dëgjoi kërkesat e Avokatit të Popullit për fonde shtesë që të mbulojnë shpenzimet e 10 punonjësve, por deputetët pranuan që të japin para më shumë vetëm për 6 persona shtesë. Gjatë diskutimeve, opozita e majtë akuzoi qeverinë se në buxhetin e vitit të ardhshëm ka ndarë më pak fonde për pushtetin vendor se në 2012.
(i.m/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rritje e tavanit të borxhit, Berisha: Sulmi ka qëllim elektoral