Përçarja te Vetëvendosja, mbyllet
pa marrëveshje mbledhja mes palëve

Përçarja te Vetëvendosja, mbyllet<br />pa marrëveshje mbledhja mes palëve<br>
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes dhe Grupit Parlamentar të kësaj partie.Shpend Ahmeti ka thënë se edhe pse është diskutuar kaq shumë, nuk është arritur asnjë marrëveshje mes grupeve që kanë mendime të ndryshme brenda partisë.

Ahmeti ka thënë, se problemet brenda VV-së janë të theksuar dhe kanë dëgjuar të gjithë ata që kanë mospajtime, ndërsa ka bërë të ditur se diskutimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vazhdim, shkruan Indeksonline.

“Na nuk jemi mësuar me mbledhje kjo ishte e shkurtër, problemi është i dukshëm, ka mospajtime të theksuara. Për herë të parë kemi diskutuar shtruar dhe hapur. Nuk kemi arritur  marrëveshje po ka qenë diskutim i sinqertë”, ka thënë Ahmeti.

“U dakorduam që të vazhdojmë diskutimet, do të ketë diskutime edhe gjatë ditëve në vazhdim”, ka bërë të ditur Ahmeti. Ish-kryetari i VV’së Visar Ymeri ka kërkuar që Albin Kurti të heq dorë nga kandidatura për të parin e VV-së.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar