Për dhëmbë të shëndetshëm e një
buzëqeshje të bukur, kujdesemi ne!

Për dhëmbë të shëndetshëm e një<br />buzëqeshje të bukur, kujdesemi ne!
Për dhëmbë të shëndetshëm dhe një buzëqeshje të bukur, ne kujdesemi për ju! Përpara se të lexoni artikullin në vijim, le të bëjmë një test të vogël. Ju lutem përgjigjuni këtyre pyetjeve:  

E mbuloni gojën kur qeshni ose buzëqeshni? PO ose JO  
I shmangni disa ngjyra buzëkuqësh, sepse jua tregojnë dhëmbët më të verdhë? PO ose JO
Do të donit të kishit buzëqeshje mahënitëse dhe dhëmbët vetëtitës të personazheve në ekran? PO ose JO

Nëse i jeni përgjigjur me "PO" , të paktën një pyetjeje, atëherë mos humbisni asgjë nga ato që thuhen më poshtë. Nëse të gjitha përgjigjet tuaja kanë qënë "JO", atëherë do të konfirmoni sërish se ajo që do të lexoni është rruga e duhur për të mbërritur aty ku jeni.    

Asnjëherë nuk na jepet një mundësi e dytë për të lënë përshtypjen e parë dhe gjykimi fillestar, shpesh ndërtohet mbi këtë të fundit. Pavarësisht se dëgjojmë shpesh se nuk duhet t’i gjykojmë të tjerët nga pamja e jashtme, jetojmë në një shoqëri ku një pjesë e suksesit individual, personal dhe profesional, varet nga pamja e jashtme dhe ku, në pjesën më të madhe të kohës, gjykojmë dhe gjykohemi bazuar në të.  

Studimet tregojnë se sa më mirë të ndihemi me pamjen tonë aq më mirë ndihemi edhe me veten. Edhe buzëqeshja ka një vend dhe rol të panegociueshëm për këtë. Një buzëqeshje e shëndetshme, e bukur, e bardhë, përveç shëndetit të mirë, është tregues i fortë vetëbesimi. Sa më mirë të ndihemi kur buzëqeshim, aq më shpesh do ta bëjmë këtë dhe sa më shpesh të buzëqeshim, aq më mirë do të ndihemi.    

Madje edhe thjeshtë pozicionimi i gojës në formën e një buzëqeshje, ndikon në qarkullimin e gjakut në tru dhe rrjedhimisht në gjendjen tonë emocionale, duke na e përmirësuar. Njerëzit që buzëqeshin më pak, përgjithësisht, janë të pakënaqur me pamjen e dhëmbëve të tyre. Ata zakonisht mundohen t’i fshehin ata duke vënë dorën para gojës, ose duke modifikuar formën që kjo e fundit merr gjatë buzëqeshjes, në mënyrë që ajo të duket sa më pak ose të mos duket fare. Efekti i buzëqeshjes është vendimtar edhe për mënyrën se si perceptohemi nga të tjerët.

Një buzëqeshje rrezëllitëse, dërgon mesazhe pozitive tek ata që na rrethojnë dhe krijon frymë optimizmi përreth nesh. Kur buzëqeshin ka më shumë gjasa që të tjerët të projektojnë tek ne cilësi pozitive, të na shohin si më të besueshëm dhe më të shoqërueshëm. Buzëqeshja shton ndërveprim. Ajo është ngjitëse. Nëse ne i buzëqeshim dikujt, gjasat janë që edhe ai të bëjë të njëjtën gjë ndaj nesh. Dhe kjo krijon dhe ruan ndjesi pozitive dhe reciproke. Për të gjitha këto që thamë dhe për të buzëqeshur më shpesh e më të sigurt Living ju sugjeron klinikën Dentare iDent.

Çfarë do te gjeni në këtë klinikë:
* Staf të kualifikuar
* Zgjidhje për çdo problem tuajin Higjienë maksimale
* Garanci për shërbimin që keni marr

Klinika Dentare iDent është një nga strukturat më të sigurta e më cilësore të shëndetit oral dentistërisë moderne në Shqipëri.  Staf i kualifikuar dhe i specializuar i mjekëve ofron gamën më të gjerë të shërbimeve, me cilësinë dhe sigurinë e nevojshme.

Në klinikën iDent kurohet çdo problem dentar duke filluar nga:
Ortodonita
Edodonita
Paradontologjia
Implantologjia
Konservativa
Estetika dentare
Ortopedia (protezat fikse dhe ato të lëvizshme)
Kirurgjia

Kjo klinikë garanton edhe një shërbim të qetë dhe pa dhimbje të pacientit. Pajisjet dhe materialet e përdorura janë të një teknologjie të lartë. Çdo procedurë realizohet me materiale dezinfektive të sakta dhe një përdorimshme për çdo pacient. Dr. Jorgest Kosho, mjek stomatolog dhe drejtues i kësaj klinike, na shpjegon se arsyeja kryesore e vajtjes tek dentisti, duhet të jetë parandalimi i problemeve. Kushton më pak të parandalosh se sa të mjekosh. Dhe një kontroll i rregullt i vazhdueshëm është i domosdoshëm për këtë.

“Qëllimi është të parandalojmë prishjen e dhëmbëve, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, si dhe çrregullimet e tjera që rrezikojnë shëndetin e dhëmbëve të gojës në përgjithësi. Kombinimi i higjienës së përditshme orale (larja e dhëmbëve, përdorimi i fillit dentar, gargarat) me kontrollet e rregullta te dentisti, janë shumë të rëndësishme për të pasur dhëmbë, gingiva dhe një buzëqeshje të shëndetshme”. – thotë ai.  

klinike dentare

Për të parandaluar problemet, është i këshillueshëm kontrolli periodik, pastrimi i gurrëzave dhe fuorikimi çdo 6 muaj. Gjithashtu për të ditur gjendjen e përgjithshme të dhëmbëve dhe gojës, këshillohet kontrolli me grafi panoramike çdo 1 vit.

“Pacientët që vizitojnë klinikën tonë, - thotë Dr. Jorgesti, - marrin një plan trajtim mjekimi të hollësishëm e të personalizuar. Përpiqemi të krijojmë një lidhje jetëgjatë me pacientët, duke i njohur nga afër problemet, gjendjen e shëndetit oral dhe të përgjithshmen dhe sigurisht, duke mbajtur kartela personal të detajuara”.

Në një ambient në harmoni të plotë me të gjitha kushtet që ju bëjnë të ndiheni të sigurt e të qetë, në klinikën dentare iDent, do të gjeni një staf të përgatitur, për t’ju ndihmuar të fitoni e të ruani një buzëqeshje të shëndetshme, duke ju ofruar shërbime që varjojnë nga më të thjeshtat, si p.sh. kontrollet periodike, udhëzimet në lidhje me metodat më të mira për mënyrat e larjes së dhëmbëve, përdorimi i fillit dentar, përdorimin e furçave për hapësirat ndërmjet dhëmbëve, mënyrat e pastrimit të urave e protezave, pastrimin e gurëzove e të njollave e deri tek ato më të ndërlikuarat, siç janë problemet e mishrave të dhëmbëve (shenjat e të cilave, shpesh herë janë edhe të heshtura)

“Ka shumë arsye pse duhet të kujdesemi për dhëmbët, - thotë Dr. Jorgesti, - duke filluar nga estetika, tek shëndeti brenda gojës e deri te shëndeti i organeve të tretjes e të zemrës. Shëndeti i dhëmbëve tanë tregon shëndetin tonë! Dhëmbët e shëndetshëm nënkuptojnë dhëmbë pa aries, pa sëmundje të pulpës (nervit të dhëmbit), pa sëmundje të apeksit (rrënjës së dhëmbëve), pa inflamacione të mishit të dhëmbëve, pa paradontium të sëmurë, (paradontopati te pakontrolluar) etj”. Dhëmbët e përparmë (duke mos anashkaluar edhe ata të pasim) të shëndoshë janë zakonisht simboli i bukurisë dhe rinisë, pasi mbajnë përgjegjësinë kryesore për pjesën e poshtme të fytyrës, për paraqitjen e saj estetike dhe ndikimin që ajo ka.

“Me kalimin e kohës, të viteve, - shpjegon Dr. Jorgesti, - dhëmbët fillojnë humbasin shkëlqimin e dikurshëm dhe marrin ngjyrë të verdhë. Në klinikën tonë ky është një proces tërësisht i rikthyeshëm, pra, dhëmbët mund të zbardhen aq sa dëshiron pacienti, pa e tepruar”.

Përtej cilësisë së lartë të shërbimit, materialeve cilësore, ambientit të pastër e të këndshëm, metodave bashkëkohore, pajisjeve moderne, gamës së gjerë të mundësive për urat e porcelanit apo protezat e lëvizshme, garancisë 2-5 vjeçare për punimet e bëra aty, etj., ka edhe diçka tjetër që do t’ju bëjë të ndiheni mirë e të ktheheni gjithmonë në këtë klinikë: Çmimet e arsyeshme dhe zgjidhjet që përshtaten me buxhetin tuaj.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike