Për fshatin bagëtitë janë pasuri
por në Valare po kthehen në rrezik!

Për fshatin bagëtitë janë pasuri<br />por në Valare po kthehen në rrezik!
Banorët e fshatit Valare në Gjirokastër japin alarmin se mbetjet e bagëtive po bëhen shkak për shfaqjen e epidemive në këtë fshat.

Ata ankohen se po jetojnë çdo ditë me kafshët, pasi disa prej banorëve kanë ndërtuar kasolle pranë objekteve të banimit. Vitin e fundit në këtë fshat janë rritur ndjeshëm sëmundjet e transmetueshme nga kafshët te njerëzit.
 
Vitin e kaluar, sëmundshmëritë pësuan një shtim të konsiderueshëm sidomos tek fëmijët në masën 50% kryesisht ato virale apo dhe ato që transmetohen nga kafshët tek njerëzit.
 
Shqetësimi i tyre deri më sot, nuk ka gjetur "shërim" tek asnjë institucion ndonëse apelet kanë qenë të shumta.
 
Problemi i 1500 banorëve të këtij fshati është fakti se disa prej tyre kanë ndërtuar stallat e bagëtive pranë objekteve të banimit ku grumbullojnë edhe mbetjet.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet