TIRANE- Mbi 1300 të dënuar kanë dalë nga burgu gjatë periudhës së fushatës elektorale. Ky numër është justifikuar me marrjen e lejeve shpërblyese dhe lejeve të veçanta, ndërkohë që vetëm në muajin Maj 2013 janë dhënë nga drejtoria e burgjeve 350 leje për persona të dënuar me masa të ndryshme dënimi. Bilanci negativ është konstatuar gjatë analizës vjetore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku ministri i Drejtësisë Nasip Naço, nënvizoi se i gjithë sistemi është i kalbur dhe është e nevojshme të reformohet.
Naço vuri në dukje se qelitë e të dënuarve janë të mbushura me aparate telefoni, ku vetëm në 6 muaj në qelitë e të dënuarve, janë sekuestruar më shumë se 1 mijë telefona të llojeve të ndryshme, pa llogaritur këtu karta telefonik karrikues dhe aksesorë të tjerë. “Në një periudhë 6 mujore Janar-Korrik 2013 janë dhënë rreth 1300 leje shpërblyese dhe rreth 250 leje të veçanta.
Vetëm për muajin Maj janë dhënë rreth 350 leje, si dhe sende të ndaluara, rreth 1116 celularë, që janë tregues i qartë i një sistemi të kalbur”-ka deklaruar ministri i Drejtësisë Nasip Naço. Ky i fundit gjatë fjalës së tij, nuk përmendi arratisjen e bujshme nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të 7 të dënuarve, ndërkohë që nuk u evidentua dhe sasia e drogës që kapet në abjentet e burgjeve shqiptare.
Harrohet droga
Gjatë diskutimit, ku të pranishëm ishin dhe përfaqësues të huaj nuk është përmendur ansjë statistikë rreth sasisë së drogës të kapur brenda ambjenteve të burgjeve. Në shumë raste gjatë vitit 2013 është raportuar nga policia kapja e personave të ndryshëm që futin drogën në burgje, ndërkohë që ky detaj nuk është saktësuar në raportin vjetor të analizës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Në muajin Nëntor ish-i dënuari P.Deliu, tregoi për gazetën “Shqiptarja.com” se thuajse në të gjitha burgjet funksionin një tregti e mirëfilltë droge, ku drejtues të këtyre institucioneve dhe gardianë, si dhe të burgosur janë të implikuar në këtë tregti fitimprurëse.Në burgje, arrihet të futet drogë në disa mënyra dhe se më pas mes të dënuarve shitet me doza të veçanta kundrejt shumave financiare. Gjatë zhvillimit të analizës, gjatë ditës së djeshme për tregtinë e lëndëve narkotike brenda në burg, nuk u përmend asnjë shifer sasie droge të bllokuar nga ana e gardianëve apo Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje.
Thyerja e lejeve
Sipas drejtorit Artur Zoto gjatë vitit 2013 janë shënuar 9 raste të mos kthimit nga lejet shpërblyese të krahasuar me 12 që kanë qenë për vitin 2012. Rastet e moskthimit të lejeve janë regjistruar në IEVP Rrogozhinë 1 rast, Burrel 2, Lezhë 3, Fushë Krujë 1, Peqin 1 dhe Korçë 1. “Gjatë vitit 2013 janë dhënë gjithsej 2092 leje shpërblyese dhe 461 të veçanta krahasuar me 2505 leje shpërblyese për vitin 2012 dhe 353 leje të veçanta. Ajo që kërkohet është eleminimi i veprimeve abuzive apo korruptive. Rasti i ngjarjes së vrasjes së dyfishtë në Kavajë, solli një vëmendje të lartë qytetare dhe mediatike ndaj zbatimit të ligjshmërisë në lidhje me këtë të drejtë”-u shpreh Drejtori i Përgjithshë i Burgjeve Artur Zoto.
Gardianët e futin sende të ndaluara
Futja e sendeve të ndaluara dhe në veçanti e telefonave celularë mundësohet nëpërmjet veprimeve korruptive nga punonjësit me uniformv. Vetëm për tremujorin e fundit të vitit 2013 janë konstatuar 12 raste veprimesh abuzive, për të cilët është marrë masa disiplinore e largimit nga policia dhe në një rast në Korçë punonjësi i policisë së burgjeve është arrestuar në flagrancë duke u përpjekur të fuste një telefon celular në regjimin e brendshëm.
Shkrimi u publikua sot (21.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com