Për hakmarrje, atentat me
kallash një biznesmeni fierak

Për hakmarrje, atentat me<br />kallash një biznesmeni fierak
 FIER- Mesditën e djeshme, një biznesmeni fierak iu bë atentat në aksin rrugor Fier-Patos. Burimet e policisë thanë se 53-vjeçari Namik Suli ndodhej në një pikë karburanti që ishte pronë e tij, kur persona të paidentifikuar, të cilët ishin duke ecur me një automjet tip “Alfa Romeo”, nxorrën automatikun dhe qëlluan me breshëri ndaj tij.

Më tej, policia shton se shënjestra e këtij atentatit nuk u prek prej plumbave, teksa një person që ndodhej në lokalin, i cili ndodhej pranë pikës së karburantit, ka mbetur lehtë i plagosur nga plumbat rikoshet.

Policia u vu në kërkim të autorëve dhe mundi të gjejë vetëm automjetin, që ata e kishin braktisur, duke i vënë zjarrin, afërs fshatit Verbas në Fier. Burime nga polica bënë me dije se momentalisht dyshohet se ngjarja është vijimi i një konflikti që derimë tani i ka marrë jetën vëllait të biznesmenit, rreth 2 vjet më parë.

Në vitin 2011, Neim Suli, 47 vjeç u vra nga fqinji i tij për konflikt pronësie, për një garazhi, teksa Gëzim Sulo e 2 djemtë e tij Endri dhe Ervis Sulo, tashmë ndodhen në burg, në pritje të një vendimi gjyqësor. Edhe vëllait të autorit të kësaj ngjarjeje, i kishin vënë tritol.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit