Për herë të parë në Shqipëri një
mjek austriak në fushën e ORL-së

Për herë të parë në Shqipëri një<br />mjek austriak në fushën e ORL-së
TIRANE- Një mjek i njohur austriak otorinolaringolog, Prof. Dr. Klaus Boeheim, vjen për herë të parë në Shqipëri në Spitalin Amerikan duke sjellë eksperiencën më të mirë profesionale në këtë fushë.
 
Dr. Klaus Boeheim ka punuar në spitalet më të njohura në Austri në fushën e ORL dhe si pedagod në universitetet Austiake. Një përvojë e mirë Prof.Dr. Boeheim e krijon si drejtues i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Innsbruck si dhe në një institut të njohur në Harvard.

boeheim
(Foto: Prof.Dr. Klaus Boeheim)
 
Prof. Dr. Boeheim do të vizitojë pacientët e parë në Shqipëri.
 
“ Bazuar edhe në eksperiencën time jashtë vendit në Spitalet me prestigjoze në Zvicër, Austri e në vende të tjera të Europës synoj të sjell në Shqipëri një eksperiencë sa më profesionale në fushën e ORL-së. Të ndërtoj një spektër të gjerë të fushës së Otorinolaringologjisë drejt një niveli të lartë dhe sa më afër modelit perëndimor, ashtu si Spitali Amerikan.
 
Për të gjithë ata që kanë probleme me dëgjimin, apo kanë nevojë për implatin koklear të veshit, apo duhet të bëjnë ndërhyrjet në hundë, ku përveç kirurgjisë ai realizon edhe trajtimin estetik brenda kësaj procedure. Profesori Boeheim do të jetë në dispozicion të pacientëve nga dita e mërkurë, datë 31 Korrik deri në ditën e shtunë datë 3 Gusht në Spitalin Amerikan 1 Laprakë.
 
Profesori austriak Boeheim, për herë të parë në Shqipëri në Spitalin Amerikan 1, duke njohur shërbimet mjekësore në këtë spital, theksoi se ky spital ofron dhe plotëson të gjitha kushtet infrastrukturore, teknologjike dhe profesionale për të bashkëpunuar.
spitali amerikan
(Foto: Spitali Amerikan)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve