Për Jeremiç, veto në OKB nga
Shqipëria dhe Kroacia
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka zgjedhur unanimisht përfaqësuesin e Antiguas dhe Barbadosit, John Ashe si kryetar i ri i këtij institucioni të OKB-së në vend të serbit, Vuk Jeremiç. Paraardhësit të Ashe, Jeremiç, Shqipëria dhe Kroacia i kanë vënë veton. (Foto: Ashe dhe Jeremiç)
NJU JORK - Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka zgjedhur unanimisht përfaqësuesin e Antiguas dhe Barbadosit, John Ashe si kryetar i ri i këtij institucioni të OKB-së në vend të serbit, Vuk Jeremiç.
Gjatë zgjedhjes së kryetarit të ri nuk i është dhënë mbështetje dhe paraardhësit të tij, Jeremiç, sepse Shqipëria dhe Kroacia kanë ushtruar veto ndaj përmbajtjes së letrës përlëvduese për të.
Zgjedhja e Ashe si kryetar i Ansamblesë është përshëndetur nga sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-moon dhe nga pesë grupet rajonale të Asamblesë së Përgjithshme, përveç grupit të Europës, Juglindore, pasi letra përshëndetëse e tij është bllokuar nga Shqipëria dhe Kroacia, për shkak të lëvdatave për kryetarin e deritanishëm, Vuk Jeremiç.
Në dallim nga viti i kaluar, kur zgjedhja e kryetarit të Asamblesë është bërë me votim të fshehtë, meqë grupi i Europës Juglindore nuk arriti një konsensus për kandidatin e vet, këtë vit njeriu i parë i Asamblesë së 68-të u zgjodh me konsensus, si kandidati i vetëm i grupit.
Sipas letrës përshëndetëse, që u formulua nga Mali i Zi, si vend që këtë muaj kryeson bashkë me grupin e Europës Juglindore, ishte paraparë që në përputhje me praktikën diplomatike të përshëndetej kryetari i ri dhe t’i jepej një mirënjohje të vjetrit, por kjo gjë nuk ndodhi, sepse Shqipëria dhe Kroacia ushtruan veto në përmbajtjen e letrës.
Në letrën e përgatitur nga ambasadori malazez në OKB, Milorad Scepanoviç, mes tjerash thuhet se, Grupi i Europës juglindore uron Jeremiçin për udhëheqjen “dinamike dhe aktive” të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe për “promovimin e vlerave të OKB-së” për të mirën e gjithë njerëzimit.
"Deklaratat e përfaqësuesve të grupeve, të lëshuara në emër të OKB-së, flasin mjaf, dhe nëse nga 193 shtete të planetit vetëm dy nuk janë të kënaqura me përfaqësimin tonë, atëherë mua më duket se kemi punuar mire, veçanërisht, duke pasur parasysh se cilat janë këto dy shtete”, deklaroi Jeremiç për mediat serbe, lidhur me reagimin e Shqipërisë dhe Kroacisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, i hapet rrugë ndërtimit të resortit luksoz në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit 1.4 mld € (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56