Dy projektligje për ratifikim marrëveshjesh, të dyja me Gjermaninë dhe të dyja për rritjen e efiçencës energjetike. Njëra për korpusin universitar të Tiranës, për rritjen e standardit të jetesës së studentëve, tjetra për Shqipërinë Jugore, Bregun dhe Lumin e Vlorës, ku zhvillimi i turizmit është prioritet.
Njëra më e rëndësishme se tjetra. Projektligji për të cilin dua të flas konsiston në ratifikimin e marrëveshjes midis qeverisë sonë dhe asaj gjermane për bashkëpunimin financiar të projektit “Programi për rinovimin e konvikteve në Kampusin Universitar të Tiranës, sipas parimit të efiçencës energjetike”.
Draft i kësaj marrëveshje është propozim i palës gjermane, nëpërmjet Ambasadës së saj në Tiranë, në bazë të së cilës qëndron angazhimi i saj për akordimin e një granti prej 4.5 milionë euro, domethënë falas, dhe që do të financohet nga KFË.
Dy drejtime janë boshti i projektit për realizimin e këtij financimi: masat për efiçencën e energjisë me teknologjinë bashkëkohore, dhe rehabilitimi i godinave të konvikteve në Qytetin e Studentit në Tiranë. Marrëveshja do të lidhet midis dy qeverive, Shqipërisë dhe Gjermanisë, por përfituesi real dhe tërësor i projektit, i cili do të fillojë që këtë vit dhe do të zgjasë dy vjet, do të jetë shoqëria “Rezidenca Studentore Universitare, nr.1” sha, Tiranë, me kapital tërësisht shtetëror.
Nevoja imediate e financimit të këtij projekti dhe e zbatimit të tij rrjedh nga gjendja reale problematike e trashëguar e kushteve të jetesës të studentëve tanë, godinat e amortizuara dhe me strukturë të vjetruar, rikonstruksioni i të cilave është i domosdoshëm. Aktualisht janë 29 godina banimi në Qytetin e Studentit, 4 objekte shërbimi dhe administrimi, ambiente të gjelbëruara, rrugë e sheshe, të cilat kanë ndryshuar pak që nga vitet 1989-1990 kur u ndërtua.
Sipas planit rregullues të miratuar në vitin 1986, krahas godinave ekzistuese, në territorin e Qytetit Studenti ishin planifikuar të ndërtoheshin dhe disa godina të tjera në shërbim të studentëve, mensa, godina shërbimesh, si dhe komplekset sportive.
Një ndërhyrje e parë për përmirësimin e kushteve të jetesës së studentëve u krye në vitin 1994 në të gjitha godinat e akomodimit të qytetit studenti, ku u realizua një ndërhyrje duke përfshirë strukturimin e dhomave të dusheve, të cilat ishin të përbashkëta dhe të përqendruara në një godinë jashtë konvikteve. Kjo ndërhyrje e kohës ishte presion dhe kërkesë e vazhdueshme e studentëve.
Duke qenë se në planifikimin e ndërtimit fillestar të ndërtesave nuk ishte e parashikuar kjo strukturë brenda saj dhe u bë, si të thuash, një gjë e sajuar, shumë shpejt u shfaqën problemet e para, si lagështia, por edhe rrezikshmëri dhe në vetë strukturën e ndërtesës, dhe për rrjedhojë një pjesë e tyre në disa konvikte qëndrojnë të mbyllura për shkak të krisjes së mureve dhe lagështirës së madhe që paraqesin.
Studenti i ardhur nga rrethet e vendit nuk e zgjedh më këtë strukturë shtetërore për akomodim, gjatë periudhës së frekuentimit të vitit akademik, pasi kjo strukturë ka mangësi dhe problematika të shumta. Ajo ofron kushtet minimale të jetesës brenda në konvikt në dhomat e strehimit, ku ka mungesa për një qëndrim me kushte bashkëkohore.
Sot studenti nuk gjen një mensë publike, pasi e vetmja strukturë publike e mbetur u shit në vitin 2010, pasi u copëzua dhe u kthye në kafenè, pa asnjë lidhje me objektin e këtij Institucioni. Në 25 vite janë 4 godina të cilat janë kthyer në objekte ku strehohen familje me probleme sociale dhe ekonomike, që, për fatin e keq, kanë ndërhyrë edhe në strukturat e ndërtimit të këtyre godinave pa kurrfarë kriteri. Të gjitha këto kanë detyruar një numër të konsiderueshëm studentësh të strehohen në shtëpi me qera.
Aktualisht ngrohja në çdo dhomë të qytetit të studentit dhe çdo shërbim tjetër bëhet vetëm nëpërmjet energjisë elektrike, duke bërë që këto shërbime të rezultojnë me kosto të lartë.
Studentët vazhdojnë të qëndrojnë në dhoma nga 2 - 4 studentë bashkë, në varësi të sipërfaqes, me tualete dhe dushe të përbashkëta. U zgjatëm pak për të treguar gjendjen akoma jo normale të akomodimit të studentëve në godinat objekt të këtij projekti dhe domosdoshmërinë e rikonstruktimit te tyre sa më parë.
Jemi të informuar se është realizuar së fundmi, projekti i master-planit të Qytetit Studenti, i cili i sjell Rezidencës Studentore Universitare (RSU) një rikonceptim dinjitoz se si duhet të jetë vendi apo kampusi i vërtetë, i cili pret numrin më të madh të studentëve nga e gjithë Shqipëria e jo vetëm, ku studenti do të gjejë jo vetëm strehimin, por dhe argëtimin, kreativitetin, mundësi punësimi, bibliotekën e pasur, ambiente të reja studimi e shkollimi etj.
Duke patur parasysh nevojat emergjente të paraqitura si dhe kërkesat e përditshme të studentëve, të cilat janë të domosdoshme për të bashkëjetuar në një mjedis me kushtet bazike, Qeveria Gjermane, nëpërmjet këtij granti prej 4.5 milion euro, do të mundësojë rikonstruksionin e disa prej godinave, 5 apo më shumë prej tyre.
Deputetët në komision u informuan se po rikonceptohet e gjithë infrastruktura, duke përmirësuar kushtet sipas standardeve europiane. Si rezultat do të ketë një rritje të ndjeshme të numrit të studentëve, nga vendi dhe nga Rajoni, që do të rizgjedhin si alternativë akomodimi Qytetin e Studentit, edhe për shkak të sigurisë e qetësisë që ai ofron.
Për rikonstruksionin e godinave të para, rekomandimet janë dhënë duke u bazuar në masat për rritjen e efiçencës në energji duke u bazuar në standardet evropiane. Për këtë propozohet të realizohet izolimi termik, sistemi i ngrohjes, si dhe sistemi i ndriçimit, me qëllim kursimin e energjisë.
Duke patur parasysh masat e efiçencës në energji, pas vlerësimit të kostos është përllogaritur dhe kthimi i investimit duke u bazuar në konsumin e energjisë, i cili parashikohet në 4 – 5 vjet përdorimi.
Sipas një studimi paraprak propozohet një ndryshim në organizimin dhe strukturën aktuale të godinave, e cila, falë realizimit të teknologjive të reja e bashkëkohore do të sjellë kursim të energjisë elektrike në masën 35 – 40 %, në raport me konsumin e pakontrolluar e shpërdorimin aktual të energjisë elektrike.
Në lidhje me strukturën duke u bazuar në standardet evropiane të ndërtimit të rezidencave të studentëve, është propozuar që të respektohen standardet 9 - 15 m2 për dhomë, duke akomoduar një numër 35 - 40 studentë për çdo kat, domethënë sa gjysma e atyre që janë të akomoduar aktualisht në godinat ekzistuese. Pas rikonstruksionit, struktura do të mundësojë akomodimin e studentëve në tipologji të ndryshme strehimi, ku çdo student do të zgjedhë atë strukturë sipas mundësive ekonomike.
Në varësi të projektit do të përcaktohen dhe sipërfaqet e shfrytëzimit të ambienteve të përbashkëta si dhe ambienteve të shërbimit siç janë lavanteria, kuzhinat e hollet e përbashkëta, dhomat e studimit dhe të leximit etj.
Studenti do të ketë alternativë qëndrimi, në varësi të mundësive ekonomike, sipas modeleve të kampuseve universitare në vendet e BE-së. Projektligji për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje është në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe atë të vendeve të Bashkimit Evropian; ai pati miratimin unanim të të gjithë deputetëve në komisionin e Edukimit dhe synon të kthejmë dinjitetin e munguar ndër vite të këtij institucioni me rëndësi të lartë publike, ku strehohet dhe edukohet e ardhmja e vendit, studentët e ardhur nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Rajonit.
Ndaj, edhe si një prej relatorëve të këtij projektligji, ju ftoj ta miratojmë të gjithë së bashku, me shpresën e besimin se projekte të tjera do ta pasojnë për përfshirjen e të gjithë kompleksit të Qytetit të Studentit në procesin e rikonstruksionit, por edhe qendrat e tjera studentore në të gjithë vendin.
Redaksia Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com