Për qytetarët e Preshevës, nga sot
hyrja në Kosovë pa taksa

Për qytetarët e Preshevës, nga sot<br />hyrja në Kosovë pa taksa
PRISHTINË - Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksave për qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët vizitojnë Kosovën.

Mbrëmë në mesnatë ata kanë hyrë në kufirin e Kosovës duke mos iu nënshtruar pagesave që kanë qenë të detyruar të bëjnë për rreth dy vjet, transmeton KTV. 

Vendimi për heqjen e taksës për qytetarët e Luginës së Preshevës u hoq në kohë fushate nga ata që vetë e vendosën më 26 dhjetor të 2011-ës.

 E tillë del të jetë edhe atëherë kur një lëvizje nga ajo pjesë e shqiptarisë po interesohet të dijë nëse po hyn në fuqi vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës.

 Prandaj, në mesnatë Lëvizja “Vatra”, me anëtarë të vet, ia mësynë pikës kufitare në Dheun e Bardhë për t’u vërtetuar nëse ka qenë vendim serioz i ekzekutivit të vendit.

 “Ka kaluar tashmë ora 24, e datës 21 tetor, dhe në kufirin e Kosovës kanë hyrë veturat e para të qytetarëve nga Lugina e Preshevës, e të cilët nuk i janë nënshtruar pagesës së taksës, e cila ishte e vendosur vite më parë nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Sejdullah Kadriu, kryetar i Lëvizjes “Vatra”.

 Qytetarët e parë që hynë në Kosovë u shprehën të kënaqur me heqjen e kësaj takse, të cilët thonë se nuk është dashur të vendosej asnjëherë.

Ata që tashmë kaluan kufirin me këtë dokument kanë të drejtë qëndrimi në Kosovë për 15 ditë.

 Në rast se dëshirojnë të zgjasin këtë afat, atyre u duhet të kthehen prapë në kufi për të vazhduar kohën e qëndrimit.

 Por, qytetarët dhe ata që kanë origjinën nga Lugina e Preshevës thonë se heqja e kësaj takse nuk mjafton, prandaj kërkojnë që me anë të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të diskutohet edhe çështja e heqjes së taksës edhe për ata qytetarë që nga Kosova hyjnë në Serbi.

Qeveria e Kosovës, më 11 tetor të këtij viti e ka miratuar vendimin për heqjen e taksave për veturat që hyjnë në Kosovë nga Lugina e Preshevës.

Ky vendim i ekzekutivit vjen pas rezolutës së Kuvendit të Kosovës dhe një sërë kërkesash të qytetarëve, shoqatave dhe liderëve të Luginës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin