Në fillim të dhjetorit të muajit që kaloi kam takuar një nga të të gjithë grevistët e urisë në komunës Zharrës. Burra të nderuar, të rinj të revoltuar votues të të gjitha formacioneve politike ishin bërë bashkë për një hall të madh. Shtëpitë e tyre po shkatërrohen dita ditës për shkak të tërmeteve që ata me të drejtë thonë se ju shkaktohen nga kompania që shfrytëzon burimet e naftës në Patos Marinzë. Kam dëgjuar një për një të gjithë ata burra që me hallin e shembjes së çatisë mbi kokë nisën protestën më paqesore por edhe të dëshpëruar, të grevës së urisë sepse askush nuk i dëgjonte.
Unë jam rritur mes naftëtarëve dhe e di se sa e vështirë është jeta e tyre tani që janë edhe të papunë, shumica e tyre kanë ndërtuar shtëpi duke punuar në emigracion një jetë të tërë. Dhe tani jetojnë më frikën se gjithë jeta e pasuria e tyre ju lëkundet jo nga zoti por nga rrobi. Për ata që nuk e dinë se çfarë ndodh në këtë zonë po ju a kujtoj shumë shkurt. Zharrëza është një komune që zonën naftëmbajtëse. Pasuria e nëntokës për këta njerëz është kthyer në një mallkim sepse kanë nën këmbë miliona fuci naftë por ata marrin vetëm ndotjen dhe tërmetet. Prej vitit 2009, periudhë për të cilën ata më thanë se kompania Bankers Petroleum ka nisur një teknikë të re për shfrytëzimin e puseve, tërmetet janë shtuar ndjëshëm.
Shtëpinë janë krisur, dhe rrezikojnë shembjen nga lëkundjet e vazhdueshme të tokës. Dhe unë mendoja se, mbase ata e ekzagjeronin, por e vërteta zhytet por nuk mbytet, sepse cdo ditë e më shumë dalin fakte se tokën kaq shpesh nuk e lëviz zoti por robi. Dëgjoja rastësisht disa ditë më parë në television zotin Rrapo Ormëni, një specialist për sizmiologjinë që thoshëte këtë fakt: Pas vitit 2009 aty janë rritur aktivitetet sizmike.
U bënë 5 vjet që bashkëpatriotët e mij ankohen për tërmetet dhe autoritetet shtetërore nuk japin një version përfundimtar. Ata burra të urtë e punëtorë, të Zharrëzës duan që shteti i tyre ta zgjidhë këtë problem që kanë. Ata besuan edhe zyrtarët e qeverisë së re që ju premtuan se do hetohet dhe çështja do zgjidhet, por tani kur ka kaluar më shumë se një muaj, askush nuk po ndjehet!!. Askush nuk mendon se shteti do të keqen e atyre banorëve, por mbyllja e syve, paratë që dalin lumë nga nëntoka apo kushedi se çfarë dreqin tjetër, po bëhet shkak që ata banorë të lihen pas dore. Sot, unë si përfaqësues në Kuvend i qarkut të Fierit, kërkoj dhe premtoj se do angazhohem në gjetjen e një zgjidhje urgjente.
Nëse tërmetet i shkakton kompania koncesionare Bankers Petroleum, ajo duhet që të dëmshpërblejë, një më një të gjitha dëmët që ka bërë në shtëpitë e dëmtuara. Eshtë një veprim i mirë, ndërtimi i ndonjë rruge e shkolle por është një krim që këtyre familjeve t’ju heqësh çatinë mbi kokë. Investimet e huaja duhet të mbrohen dhe stimulohen por në rradhë të parë është interesi kombëtar dhe social i njerëzve që jetojnë në këtë vend. Ne nuk mund të lejojmë që të lëmë pas një tokë të djegur, dhe nga ana tjetër do punojmë fort që investuesit që kanë edhe një përgjegjësi sociale të ndjeshme të mbështeten dhe vleresohën. Në një kohë kur po bëhet një hetim për tërmetet, kompanisë po bëhej gati t’i jepej një çmim vlerësimi nga autoritetet shqiptare. Këtë fakt e përmenda edhe në fjalimin tim në Kuvend me rastin e miratimit të buxhetit të ri të qeverisë. Mësova se vetë kryeministri Rama kërkoi anullimin e dhënies së këtij çmimi dhe jam i mendimit se ky ishte një veprim me vend, sepse në të kundërt do ishte një karshillëk i shëmtuar përballë banorëve të Zharrëzës që janë të bindur se shtëpitë po ja u shkatërron Bankers Petroleum.
Amaneti gjakut
Si deputet i Qarkut të Fierit është në dëtyrën time të mbroj dhe flas në emër të të gjithë banorëve në këtë qark, edhe të atyre që nuk më kanë votuar. Këtë detyrë jam betuar ta bëj deri në sekondën e fundit të mandatit që ju më keni dhënë. Por unë jam edhe bir i shqiptarëve më të vuajtur, persekutuar dhe vrarë nga genocid grek. Jam çam dhe Çamëria është në gjakun tim. Krenar për përkatësinë time, ndjej si detyrim që duhet ta plotësoj sa më shpejt ndërtimin e një monumenti në varrezat e Kllogjerit në Sarandë. Aty u varrosën njerëzit e gjakut tonë dhe atje ne duhet të shkojmë çdo vit t’i kujtojmë, t’i nderojmë dhe t’u themi se Amanetin nuk e kemi harruar. Ajo që ne mund të bëjmë sot bashkarisht është ndërtimi i monumentit. E theksova këtë çështje veçanërisht, në fjalimin që mbajta në seancën e debatit për buxhetin e vitit 2014 kërkova që qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës të caktonte një fond për këtë monument. Kjo ende nuk ka ndodhur zyrtarisht dhe unë jam i shqetësuar. Duke menduar se nderimi i të parëve tanë është detyrim kam besim se edhe qeveria e majtë, ashtu siç është shprehur edhe më herët do e plotësojë këtë Amanet.
*) Deputet i PDIU në Qarkun Fier
Shkrimi u publikua sot (25.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com