Për vendet e punës, testimi i
mësuesve, pyetjet që do të ketë testi

Për vendet e punës, testimi i<br />mësuesve, pyetjet që do të ketë testi
Ministria e Arsimit ka publikuar programet orientuese për testimin e mësuesve në muajin janar. Në këtë testim mund të marrin pjesë të gjithë ata arsimtarë të cilët kërkojnë të punësohen. Pa dhënë më parë këtë provim, mësuesit nuk mund të punësohen në shtet.

Sot Gazeta publikon programin orientues në degën “Gjuhë-Letërsi”. Mbi bazën e këtyre programeve duhet të bëhet edhe përgatitja e kandidatëve për testimin që do zhvillohet në muajin janar.

Testimi
“Testimi i kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit në sistemin arsimor parauniversitar do të zhvillohet në datën 21.01.2017, ora 10.00-12.30, në mjediset e planifikuara nga drejtoritë arsimore rajonale”, thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit. Sipas MAS emërimet e mësuesve bëhen nëpërmjet konkurrimit në portalin “Mësues për Shqipërinë” që përfshin 3 faza.

Në fazën e parë bëhet konkurrimi me doje, ku kandidatët duhet të plotësojnë 13 dokumente. Mungesa e një dokumentacioni skualifikon automatikisht kandidatin. Më pas, kandidatët që kualifikohen në këtë fazë marrin pjesë në testim.

Pas testimin realizohet lista e kandidatëve për çdo profil/lëndë ku listohen kandidatët në bazë te pikëve të grumbulluara. Sa i përket fazës së fundit, ajo lidhet me përzgjedhjen e vendit të punës, ku përparësi i jepet kandidatit që ka numrin më të madh të pikëve.

Kandidati emërohet nga drejtori me kontratë individuale për një periudhë prove 1 vit, dhe pas kësaj, miratohet nga komisioni i shërbimit psiko¬social, ku bëhet edhe emërimi definitive i mësuesit.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)