Ditët e fundit procesi i zgjedhjeve të reja presidenciale mori një kthesë të re me nisjen e bisedimeve institucionale midis partive kryesore politike. Të gjithë takohen me të gjithë, edhe ata që kanë një projekt konkret, edhe ata që kanë një ambicje, edhe ata që kanë veto direkte apo indirekte politike në zgjedhje. Formalisht duket se po përsëritet pranvera politike e vitit 2002 dhe 2007. Si atëherë edhe tani ka një mazhorancë të brishtë ndaj shanseve reale për imponimin e emrit presidencial, ka një opozitë që pretendon të imponojë rregulla, krietere dhe emra konkretë, ka një presion politik të dukshëm ndërkombëtar për një zgjedhje sa më konsensuale sic edhe ka një ndjeshmëri të lartë publike. Bashkë me postin e presidentit janë në lojë fati i disa institucioneve të rëndësishme kushtetuese, prestigiji i demokracisë funksionale, provimi i maturisë për klasën politike, fati i mazhorancës qeverisëse dhe prologu i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ndyrshe nga 1991, 1992 apo 1997 kur zgjedhjet presidenciale ishin formalitet për shumicën fituese, më 2002 dhe 2007 u kalua në terma të tjerë reference: më 2002 u zgjodh një emër konsensual me njohje publike, më 2007 një emër politik me kuotat më të larta të mbështetjes publike. Më 2012 pozicionet janë të skajshme: një palë që kërkon modelin e vitit 2002 (PS) dhe një palë tjetër që kërkon rikthim në modelet e viteve 1992 dhe 1997 (PD). Më 2002 e 2007 vendi nuk ndodhej pranë zgjedhjeve parlamentare dhe se mazhoranca në qeveri nuk kishte ndonjë problem numrash për të mbetur në pushtet, gjë që tani është e kundërt; zgjedhjet parlamentare janë pranë dhe mazhoranca mbahet me 1-3 vota parlamentare të aleatëve politikë dytësorë.
Procesi i sivjetëm ka edhe disa tipare të reja. Së pari, publiku nuk ka rol; ai nuk mund të zgjedhë, nuk mund të pyetet dhe sondazhet publike ende flasin për mbështetje të emrave, që PD-PS I kanë përjashtuar paraprakisht nga propabiliteti i zgjedhjes. Pra, nuk po kërkohet një president që përputhet me pritjet dhe dëshirat qytetare, por një president ndryshe, nga kanalet e politikës dhe të jetë më pas simbol për të gjithë qytetarët!
Së dyti sistemi partiak nuk po prodhon garë presidenciale. Nuk ka garë sepse vetëm dy partitë e mëdha kanë nga 20 deputetë për të regjistruar një kandidat në garë, sepse vetë zgjedhja nuk bëhet përmes garës dhe se partitë e mëdha, sidomos PD, është aq larg natyrës dem¬okratike të brendshme sa asnjë politikan brenda saj nuk mund ta thotë me zë të lartë ambicjen personale për postin e Presidentit. Mungesa e këtyre elementëve dhe premtimi që President të jetë “një nga figurat e shquara të PD”, shprehje që rëndom përdoret për militantët e deri tek drejtohet e hipotekave, na bën të besojmë se më shumë se zgjedhje, por shkojnë drejt një përzgjedhje/emërim pa garë të Presidentit.
Të treti ndryshimet kushtetuese 2008 janë në provë dyfishë; sepse për herë të parë po zgjedhim një president me rregullat e reja dhe sepse koha tregoi se ato ndryshime ishin të nxituara e të gabuara. Palët menduan vetëm për veten e tyre, por sot shohim se sic dje nuk mjaftonin 84 vota, sot nuk mjaftojnë as 71 vota për zgjedhjen e presidentit. Duhet me cdo kusht vota e dikujt tjetër, minimalisht të LSI dhe maksimalisht të PS.
Së katërti, procesi zgjedhor po bëhet “me rregulla ballkanikë” përmes retorikës / agjendave personale dhe jo përmes akteve/sjelljeve institucionale. Nuk mblidhet tryeza e koalicionit qeverisës, nuk mblidhet as ajo e opozitës, liderit kryesorë bisedojnë nëpër lokale, nuk ka platform dhe as propozime të shkruara, nuk shkohet më tej sesa kalkulimet personave të momentit dhe nuk ka ende një vizion të majtë e as të djathtë sesi duhet/ se kush duhet të jetë Presidenti i ardhshëm. Pavarësisht këndvështrimeve, mund të thuhet se modeli Moisiu e Topi funksionoi institucionalisht, por dy palët i anatemuan sa herë interesat e tyre ranë ndesh me frymën kushteteuse dhe mbipartiake të aktivitetit presidencial. Dy partitë flasin për model të ri, por nuk ofrojnë asnjë të qartë se cfarë kuptojnë me këtë premtim, dhe pse janë kundër modeleve pozitive të deritanishme.
Së fundi, ka një diferencë të madhe midis asaj cfarë liderit politikë deklarojnë dhe asaj cfarë mendojnë apo që kryejnë në realitet. Mazh¬oranca krenohet në kancelaritë europiane me kthimin e opozitës dhe normalitetit parlamentar, opozita gjithashtu krenohet me kostumin e saj të ri integrues e dialogues, por dy palët ndahen qartë kur veprojnë në realpolitikë. Politika e musjkujve dhe faktit të kryer ashtu si ajo e skenarëve me aleanca fluide ka përvojë afatshkurtër dhe negative në Shqipëri. Gjithësesi kjo është ajo cfarë dy palët po ndjekin përsëri, duke e vendosur veten në konflikt me interesat publike dhe nevojën e madhe që zgjedhjet presidenciale të japin një impuls pozitiv në procesin e vonuar të integrimit europian. Çfarë pritet të ndodhë pas 24 majit? Në atë datë të vitit 1944 u hodhën bazat e një sistemi brutal, antidemokratik dhe njëpartiak, mentalitetet dhe përvojat negative të se cilit ende dominojnë politikën e shoqërinë shqiptare. Më 2012 shpresa është që të marrë udhë një periudhë e re, e ndryshme nga maji i Përmetit ku një palë mori gjitha pushtetet dhe ku vendin e institucioneve e zunë të fortët e partisë. Përvc këtij varianti konfliktual dhe historikisht të gabuar, ekzistojnë modele, përvoja dhe hapësira për një variant tjetër qytetar, të maturuar dhe pragmatist. Shanset reale dhe personalisht mendoj edhe zgjidhja më optimale në këto rrethana është që pas raundeve apo paradave të forcës në kafeneve apo konferenca shtypi, palët të detyrohen të bien dakord për një zgjidhje të pranushme të minutës së fundit. Shpresa është që kjo zgjidhje, në mos më e mira, të paktën të jetë sa më afër pritshmërive publike për njeriun që do të na përfaqësojë ne, shoqërinë dhe shtetin tonë në pesë vitet e ardhshme.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com