Përballë zgjedhjeve
vendore

Përballë zgjedhjeve<br />vendore
Dhe pak muaj duhenqë Shqipëria të hyjë në vitin zgjedhor për pushtetin lokal. Planet e partive i prish vetëm reforma territoriale, e cila duhet të përcaktojë se sa komuna dhe bashki do të ketë Shqipëria e 28 mijë e ca kilometrave katrorë. Kryesitë e partive, sidomos tek Partia Socialiste, kanë skicuar emrat e kandidatëve “të vjetër”, që ndoshta kanë fuqinë të kenë mbi supe edhe nga një mandat, në shenjë “mirënjohjeje” për punën e bërë për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit të vitit 2013. Ndërsa partitë e tjera, sidomos PD dhe LSI, janë ende të rrëmujshëm.

Kjo, për faktin se, së pari, PD ka “hesape” për të larë me kryetarët e komunave apo bashkive që humbën në zgjedhjet parlamentare dhe, së dyti, LSI, për shkak të pritshmërive edhe në publik, do të ketë një selektim më të mirë të emrave për kandidatë, pa hyrë në llogaritë që mundm të ketë me Partinë Socialiste, me të cilën bashkëqeveris. Por, më shumë e vendosur duket LSI, e cila, aq sa bie në sy nga qasja publike e kësaj force politike, por edhe nga profili i liderit, pritet të ketë një rezultat surprizues, ashtu si në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. 

LSI ka tashmë përqindjen e saj në pushtetin qëndror, që gjasat janë ta kthejë plotësisht në favor, që do të konvertohet në shifrat e zgjedhjeve lokale, ku - sigurisht - gara për Tiranën dhe Durrësin do të shkaktojë, pse jo, edhe “tronditje” të madhe shifrore mes Partisë Socialiste dhe partisë që drejton Ilir Meta. Megjithatë, LSI, e etiketuar si “punëmbaruar”, ndoshta duhet të bëjë kujdes me disa prej  gurave të saj të vendosura në pozicione kyçe. Ka nga ata që premtuan shumë dhe, për një arsye apo për një tjetër, nuk kanë mbajtur asnjë premtim, kjo, jo për faj të stilit që përcjell LSI, por për shkak të vetë individit.

Fjala bie, nëse njëkandidat për deputet premtoi vende pune në kërkim të votave të  sit dhe, për hir të së vërtetës, mundi t’i marrë ato, ndonëse jo në masën 100 për qind, por shumë më pak, jo vetëm nuk ka mbajtur premtimin e vendit të punës, por ka krijuar probleme të mëdha mes votuesve dhe  gurës së tij, si eksponent i LSI. Unë mendoj se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka nevojë për  gura “të reja”, që, pasi kanë kaluar të gjitha partitë e vogladhe pa ndonjë elektorat kushedi se çfarë në këtë Shqipërinë e vogël, “ngecin” tek punëmbaruarit, që ecin më shpejt se të tjerët dhe mundohen të krijojnë proflin e tyre, pavarësisht se më shumë i prishin punë kësaj force politike, se sa i japin vlerë asaj.

Qoftë larg, ka edhe më keq, që, për hir të ca votave më shumë, këta individët e “rekrutuar”, shpesh kthehen në “vrasës” të partive, sepse shkatërrojnë atë që është ngritur me shumë mund. Megjithatë, LSI është tashmë ajo forcë politike që nuk ka nevojë për “qoka” individësh, të ardhur kushedi se me ç’mënyrë në radhët e saj. Ndaj, në vitin zgjedhor për pushtetin vendor, mjafton që ata që i kanë dhënë emër LSI-së dhe kanë marrë “notën” e votuesve në shumë vite politikëbërjeje, të mos kursehen. Madje, janë ata, që ndoshta mbajnë mbi shpatulla suksesin dhe dështimin.

Pra, me pak fjalë, LSI nuk ka pse të mbështetet tek ca individë që për ca interesa, fare dhe qartësisht personale, pavarësisht se janë në nivele të dyta, të marrë koston politike në zgjedhjet vendore dhe të mos jetë më ‘punëmbaruar”, por “premtues bosh”. Në fund të fundit, kush ka kontribuar për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe që u shkarkua nga puna, pas marrëveshjes së Metës me Ramën në 1 prillin e vitit të kaluar, e ka merituar të rikthehet në punë dhe për këtë askush nuk do të kishte asnjë koment, as vetë PD, që mundohet të mbrojë me ç’të mundet militantët e vet. Paçka se ka edhe shumë nga ata, që janë angazhuar dhe morën premtime, së paku për rikthimin në punë, por, për fat të keq, janë ende në listë pritjeje.

Ndërkaq, nuk dihet nëse “pritësit në listë” do të jenë apo jo më votuesit e partisë “punëmbaruar”, pasi janë zhgënjyer. Së pari, nga  gurat “e reja” në parti dhe tërësisht të konsumuar në politikë dhe, së dyti, nga “pabesia” e atyre të rinjve, që tashmë nuk janë më as vetëvetja, por komandohen nga bodigardët, duke rikthyer frikshëm fenomenin e një dekade më parë. Ndërsa Partia Socialiste është edhe më shumë se e paqartë në vitin zgjedhor. E para, sepse kjo parti ka në gjirin e saj edhe nga ata që nuk e kanë për gjë të të  mashtrojnë në fushatë, të të premtojnë sa të munden dhe në fund të mos kenë
asnjë problem me votuesit e tyre.

Të paktë janë ata që në Partinë Socialiste kanë përqindjen e lartë të moralit politik. Ndaj, PS është shumë larg prof lit të duhur dhe me gjasë në zgjedhjet lokale përqindjet e saj do të jenë më të ulta krahasuar me vitet e mëparshme.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen