Përballimi i emergjencave civile 
Koçi:Dëshmuam nivel gadishmërie

TIRANË - Përballimi i emergjencave civile nga Forcat e Armatosura gjatë këtij viti  ka qenë arsyeja e zhvillimit të një takimi në ambientet e Komandës Mbështetëse, ku të pranishëm ishin  Zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral major Jeronim Bazo.
 
Fjalën e hapjes e mbajti Gjeneral brigade Ylber Dogjani, i cili informoi mbi punwn e bwrw pwr përballimin e emergjencave civile për vitin 2015, sipas strukturave përkatëse.

Strukturat e Forcave të Armatosura ndoqën me vëmëndje situatat e krijuara dhe vendosën në gadishmëri asetet e deklaruara në Planin Kombëtar të Emergjencave Civile për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të këtyre zonave, në mbështetje të kerkesave të shtabeve të Emergjencave Civile, të ngritura për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e shiut  në jug të vendit, si dhe temperaturat tepër të larta gjatë muajit Gusht.

 “Falenderoj strukturat e Forcave te Armatosura për angazhimin në lartësinë e duhur për përballimin e emergjencave gjatë këtyre ditëve të nxehta të sezonit të verës”. Në vijim. Qytetarë të shumtë por edhe nëpunës të shtetit shkojnë me pushime, por shteti nuk është me pushime. Shteti shërben dhe është në krye të detyrës. Këtë e dëshmon edhe veprimtaria e FA gjatë kësaj periudhe. Përballimi i emergjencave të rënda civile është pjesë e misionit të FA. Angazhimi me trupa, mjete tokësore, ajrore dhe detare ka dëshmuar nivel të lartë gadishmerie dhe efikasitet në përballimin e situatave të vështira të shkaktuara nga temperaturat e larta apo papërgjegjshmëria e dorës së njeriut. Është rasti për të përmendur bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme dhe me autoritete të pushtetit vendor. Ndërkohë kjo analizë na ndihmon për të ecur në rrugën e reformave edhe në fushën e përballimit të emergjencave civile”, -tha Koçi.

Në përfundim të fjalës së tij, z. Koçi përcolli dhe mesazhin e Ministrit të Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli për të gjithë FA të angazhuara në këto operacione, në ndihmë të komunitetit.

Ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm  FA-së, gjeneral major Jeronim Bazo falenderoi të gjithë të pranishmit dhe vlerësoi punën e bërë nga strukturat e FA në përballimin e Emergjencave Civile gjatë gjithë vitit. Ai citoi se tashmë FA disponon asetet e nevojshme për përballimin e Emergjencave Civile e deri në emergjencat teknologjike.

Bashkëpunimi dhe koordinimi midis strukturave në FA ka qënë në nivelin e duhur, çka tregon dhe profesionalizmin e demonstruar gjatë gjithë situatave.

Në  këtë takim ishin të pranishëm pjesëmarrës nga të gjitha forcat si, Forca Tokësore, Forca Ajrore, Forca Detare, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, Policia Ushtarake, Agjencia e Sistemeve të Ndërlidhjes e Informacionit, Batalioni i Mbështetjes në SHP, si dhe komanda mbështetëse në rolin organizator të këtij takimi.--

Gjatë këtyre operacioneve strukturat e FA u angazhuan në:
·Operacion kërkim – shpëtimi për evakuimin e 243 banorëve.
·Operacioni SAR në Memaliaj të qarkut Gjirokastër.
·Zhbllokm nga inertet në disa akse rrugore.
·Transportim dhe shpërndarjen e ndihmave ushqimore për popullsinë dhe bazës ushqimore për bagëtinë.
·Forcimin e argjinaturave në Lagunën e Nartës dhe urën e Mifolit.
·Uljen e nivelit të ujit në ujëmbledhësin e manskurisë në Golem Kavajë.
·Shuarje e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit si, në fshatin Kaçinar, Balldren, Kakariq, dhe Shëmgjin të Qarkut të Lezhës. Në fshatin Shikaj të Qarkut të Kukësit,në fshatin Krastë të Qarkut të Durrësit, në fshatin Tërnovë të Qarkut Dibër, në fshatin Melgushë të Qarkut Shkodër, Në fshatin Poshnjë të Qarkut Berat si dhe në fshatin Cakran të Qarkut Fier.

Për realizimin e këtyre operacioneve janë angazhuar në të gjithë Forcën e Armatosur 720 trupa, 90 mjete transporti, 2 Qëndra mobile, 1 ambulancë, 5 zjarrfikëse, 6 motorbarka, 12 gomone si dhe 11 motopompa thithëse.

Në mënyrë më të detajuar për realizimin e këtyre operacionev informuan përfaqesuesit e të gjitha forcave përkatëse.
Petro koci 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh

Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh