Përballja me Portugalinë, Basha
'Vështirë,në futboll kurrë nuk i dihet'

Përballja me Portugalinë, Basha<br />'Vështirë,në futboll kurrë nuk i dihet'
Migjen Basha do të jetë një futbollistët kryesor që do t’i mungojë Kombëtares shqiptare në sfidën kundër Portugalisë. Portugalia dhe Shqipëria do të përplasen më 7 shtator në ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2016.

Mesfushori shqiptar i Torinos për shkak të lëndimit nuk do të jetë pjesë e kuqezinjve në duel me portugezët.

Basha në një intervistë për mediat kosovare e ka vlerësuar të vështirë sfidën me Portugalinë, por ai mendon se në futboll kurrë nuk i dihet. Mesfushorit kosovar i vjen keq që nuk do të mund ta ndihmojë ekipin shqiptar në ballafaqim me Portugalinë, e cila llogaritët favorite.

“Sigurisht se me vjen keq që nuk do të mund të jem pjesë e ekipit. E dimë se ndeshja me Portugalinë është e vështirë, por në futboll kurrë nuk i dihet”, ka thënë Basha.

Mesfushori i Torinos, shpreson që sa më shpjet të shërohet, ndërsa ai mendon se i duhet kohë e gjatë që të rigjejë formën e tij më të mirë.

“Se pari shpresoj të shërohem ashtu si duhet, e më pas të mendoj për stërvitje. Sigurisht se me duhet kohë për të rigjetur formën më të mirë, e më pas të sigurojë një vend në skuadër, sepse pas rikuperimit nga lëndimi duhet të luajë sa më shumë”, tha ai. Basha shpreson që sa më shpejtë të rikthehet në fushën e blertë.





Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha ende në politikë, Lapaj: Po të ishte babai im do i thoja tërhiqu! Ç'është kjo qasje?! Nuk do marri gjë me vete në atë botë! Ka një limit

Sali Berisha ende në politikë, Lapaj: Po të ishte babai im do i thoja tërhiqu! Ç'është kjo qasje?! Nuk do marri gjë me vete në atë botë! Ka një limit