Përballja me shqiptarët, trajneri
Montella: Shkëndija është e talentua

Përballja me shqiptarët, trajneri<br />Montella: Shkëndija është e talentua
Nesër në orën 19:00 Skënderbeu do të zbresë në fushë në Kroaci përballë Dinamos së Zagrebit për t’u përballur në sfidën e parë të fazës së ‘Play-Off’ të Europa League.

Ndërsa ndeshja tjetër e madhe që do të zhvillohet është ajomes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës. Me superlativa për ekipin shqiptar të Maqedonisë ka folur dhe trajneri i Milanit, Montela.

“Ata kanë luajtur më shumë ndeshje zyrtare se ne dhe kanë kaluar tre raunde për të mbërritur deri këtu. Në ndeshjen e fundit kanë mundur kampionët në fuqi të Maqedonisë dhe janë një formë të shkëlqyer.

Kanë futbollist me talent në repartin e avancuar dhe janë të paparashikueshëm. Shkëndija është  një skuadër europiane shumë e përgatitur taktikisht. Megjithatë gjithcka varet vetëm nga ne. Ata janë të përgatitur, por ne duhet të mendojmë vetëm për paraqitjen tonë.

Nuk jam dakort që cështja e kualifikimit duhet të zgjidhet që në ndeshjen e parë. Se cila skuadër do të avancojë më tej do të vendoset në sfidën e kthimit, në Europë duhet të luash me shumë kujdes”deklaroi ai.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Basha: Meta kartë e djegur, nuk harxhoj kohë me të dhe mashat e tij

Basha: Meta kartë e djegur, nuk harxhoj kohë me të dhe mashat e tij